Nene
neteve te vetmuara
i prkulur mbi letra
qe me melan te nxija
ekzistencen time,
emrin tend asnjehere
nuk e shkrova.
Te me falesh.
U mundova te flas me guret
qe kembet me gjakosen,
fola me shpresat e gjymtuara
nga britmat dhimbjes
me udhetaret e muzgut
por per ty nuk fola.
Te me falesh.
Nene,
e mira ime e shenjte.
Ke shume kaltersi e paqe ne zemer,
ke miresine dhe perjetesine e qipariseve...
Ti
vetmitare nidis hijesh te verbra
te hutuara nga fluturimi i zogjve
qe s'menojne te kendojne per ty
melodine e engjejve ne parajse...
Nene
Kam vetem keto fjale
te ti kushtoj
si shenje respekti,
si nje “Addio prgjithmone!”
e mira ime....
NENE....
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου