Ti je dielli dashuror i lire, i forte
qe me ngroh dhe gjakun ma ndez
kur qielli i tere derdhet ne det.
Veshtrimi yt kthyer perjetesisht
drejt ishujve te arqipelagut te kalter
kerkon te preke arterjet e yllesive.
Ti je ngazellimi tokes, pragu i dites
vala e bregut, klorofili i pishave
dhe une nje livadh i rrebeluar
me gjelberimin e nje rinie te harlisur
dhe nje psheretime qe plekset flokeve e tu.
Rri perbri teje me duar te perflakura
duke thithur diellin mbi fytyren tende
dhe te peshperis ne gjuhen e lashte te amforave...
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου