Τρίτη 21 Ιουνίου 2011

MIDIS MEJE DHE HICIT


Midis meje dhe hicit
qendron
nje vjershe e pa mbaruar.
Midis meje dhe botes
ndricon nje fluks i bute drite.
Midis meje dhe dashurise
kalon nje rrudhe e thelle malli
qe dhemb...
Dhe fjalet shkreperijne brenda meje
vetetima te varura nga qielli,
qe ndezin atje lart si pishtare
te tre yjet e vjeshtes sime..
O zot, nuk e besoja qe deti
ngjason kaq shume
me kufomen e palevizur te nates.
Nuk e besoja qe syte e mi
mund te shetisin lirshem
neper erresiren e ererave
kur yjet fqinjerojne neteve
me kurmin tim...
Shoh detin e paqte,te pafundem
dhe duart e mengjezit qe ftojne
cajkat e skifteret mbi dallge...
Shoh horizontit re te zeza pirate
qe lajmerojne betejen ,
me meridianet e dallgeve...
Kush guxoi ta mposhte detin
ne furtune e tallaz?!
Kush i deboi keta shpirtra
ne lundrim vetmitar
mbi varken e thyer
nga njeri liman tek tjetri?!
Shoh velat e grisura te kripura mbi vale,
nderoj qipariset e zymte tek percjellin
meshen funebre te te humburve ,
lakmoj krenarine e statujave
qe percmojne harresen
dhe nuk nguroj te shkel
mbi udhet transparente te neteve...
dhe te psalmoj ne ritualin solemn te yjesive...
Sepse midis meje dhe hicit,
ngrihet krenare nje permendore
dashurish,perpekjesh,deshirash
dhe fitoresh te mahniteshme...
Sepse midis meje dhe universit,
kalon si muze, e ndricme, e lemuar
Udha e qumeshtit...!!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου