Τρίτη 21 Ιουνίου 2011

TE PERSHENDES DRITE E MENGJEZIT



Te pershendes drite e mengjezit
qe tinez futesh ne shtratin tim
si dashnore e fshehte
Ti je si mandate e gezuar
qe me puthje e ledha te ndritshme,
te rejat e dites me peshperit
dhe imazhet e botes zbarkon
limanit te syve te mi.....
Ja kodrat perbri te zverdhura
nga kokrrat e aroma portokajsh
poshte i zhytur ne blu
dergjet gjiri i ngopur
nga vapore,vela dhe peshq...
lart si valome e bardhe ,pulbardhat
me valet te rrembyera sqepave...
dhe nje varke e batuar reres se bregut
qe dielli i pa cipe ja hoqi me takt
edhe gjethen e fundit te hijes se mengjezit
duke e skuqur turpit lakuriq....
dallget latojne me te kaltren shkumuese
trupin nazik,gjysem te zhveshur
te nje vajze-sirene
qe me nje gjest capken me fton
te vozisim se bashku thellesise ...
dhe une me nje puthje te percjell dritares
me nje “addio ”te braktis
ty e bekuara ,
me e heshtura se dhe vete Zoti
drite e mengjezit!!!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου