Τρίτη 21 Ιουνίου 2011

NOSTALGJIA


Cuditerisht
me kujtohet akoma.
Qendroi aty
aq sa qendron nje re ne qiellin pranveror,
aq sa nevojitet te peshperise nje “addio”.
Statuje memece.
Kundermonjese si arome,
e papercaktuar si pafundesia
me veshtrimin si nate e pasosur...
Perpara nesh shishe te zbrazeta,
qe dergjen ne boshin e tymnajes se kalter
dhe nje tavell cigaresh
ku shkundem nje permbarim te hirte....
(ne paqe le te prehet i qete)
Ora perballe intrigonte me kohen
ndonje fillim te ri melancolik...
Dhe atehere une
ngrita goten dhe pime bashke
ate vozitje te perzjere
me nje heshtje,
me nje dhimbje,
me nje psheretime,
ku u fundos pergjithmone
nje addio,
nje e puthur,
dhe nje lamtumire e fundit...

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου