Τρίτη 21 Ιουνίου 2011

VARGU I FUNDIT



I perkulur mbi pusin
e shpirtit tim,
vargje te erresires
dote nxjerr ne drite,
te trembura nga stuhia e papritur
qe plagosi per vdekje
nje muzgun tim te druajtur.

Shume dote thone ato vargje
per ju qe do ti shihni dhe lexoni.
Vetem vargu i fundit,
s'dote thote asgje.
Prandaj,
duke pare me trishtim te meparshmit,
ne vetmi dote qaje.


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου