Δευτέρα 9 Απριλίου 2012

MENGJEZ



U zura keq me atmosferen,
pothuaj e shqyeva fare
dhe e gjakosa kete mengjes

Tani me vargje pendese
pjeset e grisura
perpiqem te bashkoj.
Dhe ndonje cope qe teproi
me vehte do ta marr,
qe histori te trishtuara
te mbeshtjell me te.

Harrova nje cast dhe i lashe te gjitha diku
mbi supet e nje statuje
per te rendur mbrapa
muzikanteve endacake-boheme
qe opereta gazmore luajne
me akuarelen e zerave.
Ata-trovadure te piazzes
qe nderim , simpati dhe besim u kam...
Ku i dihet ,
ndofta kenget e shpirtit tim
dote te bashkohen me repertorin e tyre
ndonje mengjez te pergjakur si ky
mbi ate skene te magjishme,te zbrazet,
te famshme....
Ne “La scala” te Milanos...

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου