Δευτέρα 9 Απριλίου 2012

MONOLOG ME VEHTEN



Ne ditet e mija te kerkova
dhe nuk te gjeta kurre asgjekundi
te me mbaje doren kisha nevoje
kur isha ne buze te humneres dhe frikes se kaosit tim...
Ne ditet e mija te kerkova
por nuk e di ku kishe humbur pergjithmone
dhe mbeta i vetem.
Dhe armet i rrembeva e fill i vetem dola
jehones se greminave dhe yjeve te betejes sime...
Vetem fitova mbi mungesen tende te hekurt....
Vetem e kalova ankthin sembues e merzine...
Vetem e pushtova marsin nga pranvera braktisur...
Vetem i rrita trendafilet neper kopshte..
Vetem e asgjesova deshperimin me shtate bresheri ...
Dhe bertita;-”nuk mund te jete padrejtsia
me e paster, me e ndershme se gjaku..!”
Ne ditet kur;
intriga e bastardeve, dora e te urriturve
grushti i armiqve ,besa e miqve...
Me braktisen, me tradhetuan ,
Me grabiten ,me shkaterruan,...
nje here,
dy here,
tre here...
U rrezova dhe mbeta preh i egersise se tyre i vetem..
U rrethova dhe u ndeshkova si keshtjelle i vetmuar...
Barren e dhimbjes,e vuajtjes durova e kalova i vetem...!

Vetem e deshperova njeqind here vdekjen tinzare....
Vetem e kafshova kohen e mbrapshte me dhembet e serte...
Vetem u nisa udhetimit te gjate
si trumpeta e gezuar neper hapsire...
Dhe thashe'-” Me tehun e mprehte te mendjes dote godas
mbi egersine e armikut,
makuterine e te urriturve,
ziline e miqve...djallezine e intrigave...
Dhe u rilinda serisht mbi germadhat e humbjes
U clirova nga nata dhe kthetrat e vdekjes
Dhe fitova mbi boten,fatin,padrejtsine;
nje here,
dy here,
tre here...
Themelova ngadhnjimin tim ne kujtesen e kohes vetem..
Triunfator ne podiumin e nderit u kurorezova vetem...
Dhe trenfidafilet e vdekjes qe enderrova ,i ujita, i rrita....
kurore ja thura qivurit tim....
Fill i vetem...!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου