Δευτέρα 9 Απριλίου 2012

PUTHJET...



Te gjitha puthjet
qe japim...
qe marrim...
kane fare pak shanse te jene
te perjetshme...
Me shume kane mundesi te jene te fundit
e nje ndarjeje,
e nje udhetimi,
e nje lamtumire...
Por edhe te fundit sikur te jene
perseri ato puthje dote quhen...
Te pakten per sa kohe
qe doti adoptoje kujtesa nga njera ane,
dhe harresa e shurdhet nga ana tjeter....
Seicila duke i quajtur te sajat...
(puthje qe kujtohen)
(puthje qe harrohen....)
Pa e fituar asnjera pronesine mbi ato...
Te gjitha puthjet
qe japim...
qe marrim...
mbartin me vehte rrezikun e madh
qe te jene te fundit...
e nje dashurie,
e nje miqesie,
e nje jete te tere...
Sepse te perjeteshme jane vetem ato te puthura
qe su dhane kurre....!!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου