Δευτέρα 9 Απριλίου 2012

ATMOSFERE




Oreve monotone u harrova ne te ngrysur...
Me pemen e kujtimeve lartesuar
perbri zemres,perballe detit...
qe te kumbis ne te melancoline time
mysafire e pa ftuar e nates...
Eci neper kaosin e shkrete te heshtjes
dhe nder mbi pellembet e nates nje qiell te paster
endrrash,shpresash,deshirash te ndritshme
qe te mundem te fluturoj drejt nje bregu te lumtur
ku shpirti te gjej prehje ne paqe perdelluese....
Duke kerkuar ,oreve monotone neper muzg,
Te zbulova perseri , mirazh i turbullt -embleme deti
te heshtur,
te lodhur ,
te deshperuar...
Rrahur e munduar nga erera rrebele stuhish...
Me fjale te shqyera ,te palidhura,te shurdheta,
qe degjoheshin si vajtim i zgjatur valesh mjerane...
Mbi shkembin e thepisur-murane e gerryer dhunshem
nga harresa makabre e varrit tim te virgjer....!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου