Παρασκευή 14 Ιανουαρίου 2011

CAST

Jam ulur me diellin perballe
ta pi nje kafe sipas qejfit
I lashe mendimet mbi nje saksi begonjash
               provizorisht
dhe kenaqem me fjollen e kalter
qe tymon cigarja...
_"Bukur"-them me vehte-"kjo dote thote te jetosh
Nga largesite erdhen ne cast te gjithe  te dashurit e mi
Babai dhe nena te perlotur,vellai dhe motra te malluar..
Ja  dhe e dashura qe i thashe "lamtumire"para ca kohesh
me syte  mbushur ankth e dhimbsuri
sikur kerkon te thote
"-Si je zemer?!Shume me mungon!"
I perqafoj,i puth dhe me fjale gazmore i bej te qeshin..
Per nje cast jam tjeter njeri nga tjeter vend
Per nje cast jam qenie e "konvertuar"ne tjeter permase
-"Bukur"-them serisht "_kjo dote thote te permallohesh..
Dhe mjafton nje kafe,nje cigare,djelli perballe
me pak arome trendafilesh qe te cmallesh...