Ndersa
nata le prapa nje curril tingujsh me refren”-amore mio...”
Dhe
Rimini i lodhur ne nanurisje valesh
peshperit ngadale
;-”Buonasera Gabi!”
Ndersa
ti me nje pulbardhe
bredh ne thellesite e
horizontit...
E
lehte -vorbull pupulash
si mirazh i ndritshem qe
shqyen heshtjen
dhe
u hipen kodrinave te valeve me yje
per te zbritur ne castet
e mija...
Ketu
ne mes peshperimave dashurore
ku
jetove per here te pare
kenaqsine
e dhimbshme te botes tende te virgjer..
Dhe
tani me puth e exituar...
Me
puth e peshperit,me flet per jeten, ,me flet per endrrat,
me
flet per detin qe valezon dashuri...
Per
zagushine e lagesht te gushtit ne Miramare....
Me
lyp nje te puthur qe te me thuash;
”Ti
amo....ti voglio...tesoro...per sempre!!!”
Akoma
edhe nje perkedhelje qe te me kendosh
“Seranata
amica della luna...”
Je
Ti pra, qe me gishtrinj e puthje i mbrekullon netet e mija
duke u vene henen,
detin dhe nje Mambo italiane .
Je
ti pra qe e harron bregut te ceket dashurine...
zgripeve
te gurta te shpreses...
Ti
qe qe harron brenda mengjezeve flaket e passioneve
ndersa
u jep rinine e bukurise tende..
Ti
qe kur nderron fytyren dita,
gjendesh
papritur bjonde e hijshme- lakuriq
me
vithje te nxira mrekullisht nga dielli ...
Ti
qe humbet neteve bregut te qete
dhe rikthehesh
mengjezeve
me lindjen e diellit ne
buze
dhe nje margherite drite
ne gjinj..
Rikthehesh
me floket e sapunisura mengjez rinor,
me
moshen e kalter te detit ne sy..
me
enderrat e purpurta qe kundermojne
ere ndjenjash ,passion
dhe epsh femeror
me
ato duar te guximshme , te shkatheta
ku
perkedhelet, torturohet dhe ndizet
gjaku , dashuria dhe
libido...
Keshtu
te shoh sonte nen driten e henes ferragosto
te
degjosh rrahjen e zemres,
te
lozesh neper gishta yjet
dhe
syrin ti shkelesh gjith' naze beharit...
Eja
pra Ti te jetojme e ti shijojme qe nga fillimi
ngjyrat e festes atje ne
Ricone...
Ti
marrim dhuratat joshese nates se ndricme
shurdhuar nga britmat e
ritmi frenetik i muzikes..tek “Ecu”
Eja
pra te shtrojme driten, te fleme ne naten e kalter
tek
“Fontana dei quattro kavalli marini”...
Ti
si statuje dhe une si hija qe zgjatet e zgjatet...
Ti
si nje yll dhe une si erresira qe noton
ne vale ku luan e qesh
zemra ime.
Eja
pra Ti e bukur me henen e verdhe
ne floket bjonde te
shprishur gjith' nur...
Ti
kurm epshor i lodhur orgjive te nates
qe prehesh qetesisht
mbi gjoksin tim e pejetshme....
Gabi
di Rimini mare!
Amante
di ferragosto!