Πέμπτη 19 Μαΐου 2011

MOTIV

Qilimat e vjeshtes
kane gjithmone te njejtin punim
pothuaj te njejten qendisje
dhe  afersisht te shkaktojne
te njejten ndjenje...

Gjethe te kuqe,te verdha,te brishta...
aty-ketu te shperndara rastesisht
ne nje qosh te rruges grumbulluar...

Por ky qilimi i Milanos
qe sot po shkel i vetmuar,
sec ka nje tjeter motiv,
nje tjeter hijeshi sikur kane
gjethet e rena...
  
Qe  mi kane marre mendte
dhe nuk e di perse
me e embel,
me erotike,
me romantike,
me eshte  vjeshta
e huaj....

PRITJE

Eja!
Te me mbushesh
zbraztesine
qe me mbulon...
Te shperndash tisin  e nates
qe mbulon
horizontin tim..
Eja!
Sic vjen
ne oren e gjumit
dhe me peshperit
nje nga nje
endrrat e tua...
Ty po te pres!

MENGJEZI YT

E dashur!
Deboji endrrat e zymta
nga syte e nates..
E shikon?!
Po gdhin ne skutat e mendjes tende...
Shkunde polemin e henes se perlotur
nga rruget e tua...
E ndjen?!
Po gdhin mbi qerpiket e syve te tu...
Flake trishtimin e kripur
nga floket e tu...
E degjon?!
Po gdhin ne brigjet e heshtjes tende...
Davarite merzine
nga supet e tua.
E kupton?!
Po gdhin ne gjakun e kalter
qe te cmpin damaret..
Ndale rrekene e loteve
qe potisin brengen e shpirtit tend...
E beson?!
Po gdhin shtegut te buzeve te tua...
me nje te puthur....
........Dashuria!!!!

VETPERMBAJTJE

Duhet te kete qene Pranvere atehere
sepse ky kujtim po me vjen
duke kercyer gjerdheve me trendafile...
Nuk besoj qe nostalgjia nga nxitimi
te kete ngaterruar stinet.
Megjithse te gjitha ngjajne aq shume
me njera-tjetren ne kete rremuje
harlisjeje,rrenjesh,degesh,gjethesh...
Por mund te jete  iluziv,i huaj ky  sfond
te jene huazuar trendafilet nga nje histori tjeter,
imja apo  e dikujt jashte  kujtimeve...
I ben ndonjehere  te tilla marrezira
ky "requiem"mendjemadh
i fryre nga eleganca  e krenaria...
Por te mos gabohem
duhet te kete qene pranvere atehere
sepse shoh edhe blete te fluturojne
rreth pejzazhit te ketij kujtimi...
Me  nje zhaurime shkujdesese dynden
pistileve te mbarsura me polen...
Apo....ndofta e gjithe kjo orgazem
ngjyrash,
aromash,
qenka vetem ligj i se kaluares,
mekanizem magjik i te paperseritshmes
i pranveres,
i perjetsise...
Akoma kur edhe pak  polen lulesh
mbetet mbi historite dhe stinet e shkuara...
si deshmi e pervoje
e dhimbjes,
vuajtjes
dhe poezise...
Ndofta.....

Πέμπτη 12 Μαΐου 2011

DIELLI

Me nje shije bunace ne buze
po iken pik...pik...dhe gushti neper shi...
zhurmemadh,ngarkuar me diell e dallge,
aventura dhe lekura te nxira persosmerisht..
Ererat shpendndjekese po i zhveshin
pemet,
kodrat...
Klithma lamtumire
grisin kaltersine e cnjgjyrosur te qiellit
ne breg dritheron vetmia
mes molusqesh te kripura...
Po ikin te gjithe  ne rremuje
si udhetare te vonuar
me trenin e fundit te stines..
Ne po rrime te shtrenguar
ne qoshin asfiksues
te vagonit te fundit te se dieles...
nen  freskine e ventilatorit te heshtjes...
Nga xhami i thyer i qiellit
veshtrojme kthimin
e shtatorit te vogel nga pushimet
i pa qejf ,grindavec
me kemishen gri te reve mbi supe...
U kthye vjeshta flokekrehur
stuhise se ererave..
u kthyen lumenjte
 me perrenjte e turbullt
Humbi vransires vera
e kalter deri ne kocke...
duke lene prapa
ca pika te arta dielli
dhe nje gote te kristalte me shi..
si relike qe te na kujtojne
rrezet e arta
qe  perkedhenin kurmet tona lakuriq...
dhe  kreshtat e valeve
ku lame puthje  te nxehta
lote e perqafime
te kaltra,te paharruara...
me nje shije prej bunace ne buze...