Τετάρτη 13 Απριλίου 2011

MESDITE

(Ne kafe "FLORIAN" pazza "San Marco" Venazia)

Ne nje te famshme kafene
ku mikpritja simpatike dhuronte
oret zbavitese te mesdites,
u takuam.
Per pak
me te kuqen-all te dashurise u veshem
qe sic duket
na shkoka shume....
Sepse nje pikture e Tizianos,
nje portret i Rembrandit
dhe nje miniature e zeze gondole,
qe thyenin  perbukuri
monotonine e mureve,
me perkujdesje te tepert
na defryen....

NE LUNDRIM

Lundrojme...
Ne kuverte
te mendafshtat-ngjyre gruri
floket e saj...
Te bukur-ishuj te kalter
syte e saj...
Dhe qielli i kthjellet
i pafundem...
Poshte na shoqerojne
delfinet...
te shndritshem,
te lemuar si dashuria...

MIDIS SYVE TE TU

Midis syve  dhe gjinjve te tu
lodron nje rreze dielli,
dhe nje pulbardhe
 mbi krifen e bardhe te valeve...

Midis syve dhe buzeqeshjes tende,
shtrihet nje fllad epshor
qe prek misteret e tua te kaltra
ne lakuriqsine eksituese te bregut...

KOD MIRKUPTIMI

Letren tende enigmatike po lexoj
ku midis te tjerash me shkruan;
Se tashme netet jane freskuar
dhe per pasoje kjo te pezmaton
se je e trishtuar,e dobet,e pa krehur,
dhe monotonia vjeshtore te torturon...

Ngterrohem neper ca germa te cala
pengohem ne rreshtat shkallore zig-zag
grindem me fjalet-rebus qe s'kuptoj
dhe fjaloret e lashte gjithe pluhur i hap
tek simbole  arkaike qe mund ti deshifroj...

Perkthej i zene kureshtjes se etur
simboliken etruske te "papirusit"tend;
-Netet u freskuan...;
Si ndonje aventure zbavitse,statujave
shetitores buze detit hijerende...
-E pa krehur...;
Si pakez merzi qe te sembon,
nuk i dihet
ndofta te mungoj sadopak...
-E trishtuar,monotoni vjeshtore..;
Po e le ashtu ne dialektin qe flet,
qe te shprehet me mire  prehistoriku -shkak...

Pastaj ne anen tjeter e kthej letren tende
te shoh sa korrekt eshte kuptimi qe i dhashe
permbajtjes se "papirusit"tend biblik,
De i zhgenjyer,i lodhur me tmerr pashe
te prejardhjes trungun gjenealogjik,
qe hedh drite mbi te panjohuren fatale;
Se perpara etruskeve ne ishim shtaze,
kope egersirash,te pabesa vandale...