Nje cast agimi te parakohshem gjeta te ngulur
midis gardhit te nates dhe mengjesit
Ngazellimi i shkujdesur i shpendeve
me zgjoi kaq shpejt
dhe dola zbatices ne erresiren qe tretet..
Kalidhja ime ndrin ne qetesi ngjyrash te zbehta
kopeshti enderron ardhjen e jasemineve te bardhe
nje melodi kitare rrudhos syprinen fluide
si deshmi romantike e endacakve te nates
horizonti shpaloset ngadale
si shirit i strengur prej basme te lire...
Me harrese te akullt ngjason deti
(i harruar krejt)
Me harrese ngjan pafundsia
(harrese e pafundme)
Nje varke e vetmuar ckurdiset thellsise
dhe lodron e drojtur me largesine
me hapa te ngadalte perqasen format
dhe fillojne te shquhen konturet
ndersa ngjyrat gjallerohen perreth...
Zgjohet nje reme e bardhe
duke fshire syte me lleren e valeve
flatrat perplas nje pullaz mburracak
i hutuar nga drita
frengjite e dritareve pergjojne sokakut
kthimin e cifteve nga pagjumsia e nates...
e trembur zgjohet diku nje kembane e vonuar..
(C'mekate!
Besimi duhet te zgjohet me heret se te tjeret..)
Ne mejdan te drites dolen malet
si supe te mpira nga mjergulla
dhe ma kthejne meditimin mbrapsht..
Tashme u zgjuan privacionet dhe caqet u vune.
Une i peshtyre nga bryma shpotitese e nates,
nuk e di se c'enderra e shpresa kerkoj
tek kjo ore-foshnje e vonuar?!
Nxitimthi mbledh veglat e fjaleve,rimave
dhe nisem me diellin mbi supe
te takoj castin kur gjithesia zgjohet
ne pelenat e mengjezit te kthjellet
qe dote gdhije
Neser.....