Παρασκευή 31 Δεκεμβρίου 2010

MELANCOLI..

Bie shi  mbi vetmine bjonde
te fundvjeshtes sime.
Shi i druajtur si mekat feminie
neteve rrugace pa hene..
"Streheza"e lagur e  merzise
"ärie"psheretimash rregetin neteve
dhe "fyelli"i thyer i eres jehonen
drureve te mjergullt neper muzg percjell...
Yjet jane  shuar ne "liqenjte"e syve te mi
te shqetsuar nga dallget e loteve
ndersa "hij"e verber e  pikellimit
udheve te shuit zvarritet..
ngarkuar me vjeshte e vetmi
Dritares se shpirtit vazhdon te  pikoje
shi - ngasherues si pendese,
si  ndarje  lamtumire....
Papritur rete si turme shpendesh
perleshen me ererat lavire
qe i debojne pafundesive te ftohta
Atje tej ku fundvjeshta ime
fqinjeron me bardhesine e akullt
te Dimrit pedant.....

LETER

Me ne fund postieri hapave,
duke neperkembur shpresen time,
me solli sot nje zarf me heshtjen tende.
Zarf i bardhe,si mermer...
hermetikisht i mbyllur..
Emri im i shkruar ne qosh me te medhaja
Adresa ime nje rruge qe nuk ekziston
me numur"X"supersticioz
qe postieri e gjeti duke pare  dritareve
profilin tim te "fosilizuar"nga pritja.....
Do ta hap me kureshtjen qe me mundon
per te ngritur ne melankoline time
te pashkruarat e tua memece...
Dhe neser dote pergjigjem
duke te derguar fotografine time
"stolisur"me lotet e mallit
dhe "medalionin"e merzise
"skalitur"gjoksit
qe  ruan brenda -koleksion
 Heshtjen tende.....

NDJESHMERI

Dicka te tha shiu
Shtatori dicka te tha
dhe u be imazhi yt
"xham"i veshur nga bryma
Pas te cilit mund te kaloje
gjithkush i shkujdesur,indiferent
per dite,jave e muaj te tere.....

Τετάρτη 29 Δεκεμβρίου 2010

JU UROJ..

Sonte nuk e di ku mbarojne lotet dhe fillojne kenget
As ku urrejtja ja le vendin dashurise
Nuk e di ku paqja pushton zemra dhe qytete te lumtur
As ku malli piqet me brigjet e atdheut tim..
Nuk e di por sot megjithmend e kam humbur
Rrathet e oreve i shtyj me ngasjen e padurimit
drejt fundit te pakuptimte ..
dhe nga syprina e shpirtit “rreshqet “deshura,ankthi e urimi:
-”E nesermja me e lumtur per te gjithe!”
Sheshet e qiejve te mbushen me zhurma zogjsh dhe endrra femijesh...”
Sepse sot kembehen vitet dhe une nuk di c'tju them!
Sinqerisht nuk di!
Vec fjales se shenjte
”Gezuar!”
TINGUJT E SHIUT NE MESNATE..
Diku ne mesnate
nen drejtpeshimin e vetmise dhe absurdes,
filloi dhe shiu ta trese errsiren
me ate tingullin monoton: tik... tik... tik...
Tingull i zvarre, meditues, i matur
tingull i zakonshem, prej shiu te zakonshem …
Vetem se absurdia, ndryshe me pat mesuar
se si ti “shkruaj e “lexoj” tingujt
Dhe gjith naten rri te degjoj e lexoj shiun:
t-ja perbri i-se, k-ja prane i-se,
germe per germe
si yllesi te kristalta qe perplasen
dhe murmurijne nje “Ti”...”Ti”...”Ti”...
cdo pike dhe nje “Ti”
gjithe naten
i njejti tingull kryenec
tingull i pagjume,
deshire e pagjume”-Ti”
nga qerthulli i shiut handikap
qe te fshehten kerkon te “rrefeje”
por belbezon vetem “Ti”... ”Ti”... ”Ti”...
si nostalgji njerrokshe, njefjalshe
nje here si kujtim,
nje here si brenge
dhe te dyja bashke si fatalizem
nga stine e lagesht shpirtrash pagane...
shume shi per nje mungese
shume pagjumesi per nje fjale...
 Sa me mundoi sonte ky shi !!
Me  ate ritmin monoton,
vetem “Ti”,”Ti”,”Ti”....
Sikur te gjitha e tjerat te ishin
te pa rendesishme dhe vetem
“Ti”....... ”Ti”........ ”Ti”................