Τετάρτη 23 Μαρτίου 2011

AUTOBIOGRAFI

Nje fillim nentori i vranet
me solli rastesisht ketu...
I hypa urgjences se pare
qe kalonte andej ngarkuar
me te qara,klithma ,shtyrje
dhe linda ne Shqiperi...
E shtune ne te gdhire
vjeshte e trete...
Ate nene-dite te shtune
nuk e njoha,
vdiq gjate lindjes e ndjera...
Rilinda pastaj
ne shtete te ndryshme,
atje ku me "mbillte"cdo here
amesia e nje ere mergimtare...
Dhe i hypja perseri
urgjencave te ngarkuara
me te qara  foshnjore...
Gojen dhe kembet i zura heret.
U rrita i lire si zog deti
duke degjuar valen
qe guackat sillte ne breg...
Veres vizatoja
me te kaltren shkumezuese
peizazhe ekzotike-akuarel,
dimrit mblidhja
fosile amforash
nga sarkofaget e zbatices...
Bera gabime,studime dhe faje
flerte marrezira
shkruajta edhe vargje...
E ndava te ploten ne shume pjese
dhe  me teoreme tregova
se  nga rregulla e treshit
 nuk mund te numurohen yjet...
Bera tatuazh me akrepat e ores
dhe udhetime te gjata
metropoleve te botes..
Fitova baste,  gara,black jack
shume here u putha rrugeve
i   hutuar me ndonje vajze.
Mbajta premtimin,atdheun ,besen
dhe fitova per keto  nje vend per ne
Parajse......

PERKUSHTIM

Ti dote vish sonte preseri
Pa cka se mbreme me je zemeruar
Netet jane te ftohta me ere e shi
Dhe une per ty tani mendoj i permalluar.

Cuditem si ndodh neteve keshtu me ne
duhemi dhe larg njeri-tjetrit qendrojme
Si statujat e lashta nen driten e henes
Qe heshtja shekullore si le te belbezojne

Syte e tu te kalter me veshtrojne me zjarr
Dhe thjesht e kuptoj ato thone "-te dua"
Si shkelqimi i kthjellet i yllit polar
Mijra vezullime ato hedhin mbi mua.

Po, dhe une te dua heshtur zemra ime
Ne mes perqafimesh te kam enderruar
Dhe kur fushes feksin te bardhat agime
Ty me dhjetra vargje ti kam perkushtuar.

Por ti dote vish sonte perseri
Ashtu sic vjen pranvera ,veshur me blerime
Dhe une dote pres te te shtrengoj ne gji
Ty o moj sykaltra ime!

SOT JAM 25-VJECAR

Dua te gjithve sot tju pershendes
Te shtrenjtet shoke e miq te mi
Goten me fund per ju dota kthej
Ju uroj nga here shendet  lumturi

Se u sosen ditet dhe viti shkoi
Dhe vjeshta e arte tek porta troket
Ngjyra ylberesh,zogj shtegetare
Ne qiejt e rimte te jetes sime sjell

Dhe kenge e melodi e zgjojne shpirtin tim
Si deti shkembenjve-tallaz; i shqetsuar
Ne to  perkunden endrrat per boten,rinine
Se me ty jete e madhe jam i dashuruar

Si iken vitet keshtu pa u ndjere
Feminia,imazhet,ku shkuan valle?!
Rruga e qete me dy syte e shkruar
Spirtin ma trazojne,ma mbushin me mall.

Por sot ne zemer trishtim nuk kam
Pa cka se nates po rri i pa gjume
Nje kujtimme kap, me shpje' diku larg
Tek ju o poete qe ju dua kaq shume.

Ndofta dhe une qenkam pak i tille
Ndaj kete nate,keto ore gazmore
Dashkam ti ruaj te fresketa ne kujtese
Ketu ne rimat e vargjeve vjeshtore

Le te bien shira e gjethe mbi ta
Ererat dhe koha le te zverdh
Ato dote mbeten deshmi e perjetshme
I rinise qe shkoi e burrerise qe vjen.

Dhe une serisht nga vajzat dashuruar
Poet,fisnik me profil burreror
Rrugeve te qytetit tim dote shetis
Me shpirt te trishtuar a me veshtrim gazmor.

Ndaj te pershendes ty nate e kthjellet
Dhe gishtin vendos ne kalendar
Tek dita e tete e vjeshtes se trete
Sot jam  njezetepese vjecar.

Δευτέρα 21 Μαρτίου 2011

MBASDITE

Nje copez ere qe ra ne rruge
qendroi  per nje cast
dhe luajti me telat e shtyllave
nje melodi te  shtruar
kushtuar deshires sime.
Ajo per nje  moment
u ngrit ,u shpalos,shikoi
dhe pastaj e pa bindur,indiferente,
u fundos serisht brenda meje....

JANE DISA NETE

Vegimet e mija te vjetra
tashme kane mbetur larg
mbas deteve
dhe imazhi i tyre nuk me vjen me.
Akoma edhe kujtesa  e tyre me braktisi
pergjithmone..
Sa shume dote doja te mos rikthehen me
ato kujtime...
Por jane disa nete,
jane disa nete te pambarimta,
te pa ndjeshme,
te palodhura,
si zbatica
qe nga detet me sjellin mbrapsht
te vjetrat vegimet e mija....

TRADHETIA

E di se c'eshte tradhetia?!
Deshira e ikjes
qe pushton cdo trup
te gozhduar ne te njejtin  pozicion
te lodhshem,
sic eshte pozicioni i besnikerise
ose ai  i dashurise
perpara nje dritareje,
statike,i palevizshem,
ne te njejten pamje
dite-nate
nberthyer syve
imazhin e padurueshem,monoton
pasqyrues te vetvehtes

Παρασκευή 4 Μαρτίου 2011

DASHURIA

("Dashuria eshte si zjarri qe nuk e di nese dote ngrohe shpirtin,
apo dote djege dyshekun.." O.White

Jastek i dobishem eshte dashuria.
I pershtatshem
per cdo udhetim te dhimbjes
ne trup,
per cdo moshe endrrash,
per cdo lloj pagjumsie...
I domosdoshem,
per gjumin e embel te epshit
mbi carcafin e mekatit,
per shtepine  e rresuar,
per meditimin e lodhur,
per trenin e vonuar,
per anijen ne rrezik
dhe per cdo gje qe
na mbyt...!

KURIOZITET

 Perse valle te me dashuronte
sonte me aq pasion ajo enderr?!
Perse me thoshte me denese;
-"Mbame te lutem
mos me lere te zgjohem..?!"
Kam frike se keshtu zakonisht
dashurojme
humbjen,
mungesen,
lamtumiren...
A tua nuk dote me enderroj perseri
ajo humbje peshtjellonjese
e rendomte sa edhe vete
vdekja..?!

Τετάρτη 2 Μαρτίου 2011

HENA E PLOTE (full moon)

Ne mengjez
Disa re  te papritura gushti
tej ne thellesi te horizontit qe frengellin
sikur e pershkon
tersellima e plumbte
dhe nje mundesi shiu qe varet pezull
ne sheshin e qiellit...
Ne mbremje
"mesha"e ftohte e henes se plote
sokakeve te ngushte te perdellyer
nga heshtja solemne...
Nje mesazh "i kursyer"
shkruar me korsive te hirta,
shtrihet gjere e gjate
mbi lambadine e mesnates;
"_Nuk mundem...
u lodha shume....
me vjen keq......
te pershendes...!"
Ah sa nxitohesh shen Mari
sa nxitohesh!
Thua se neser pa henen e plote
nuk dote me shohesh qe te zhdukem...!