Κυριακή 24 Μαρτίου 2013

THE FACE



Hapsires se kalter Dita e dehur nga mushti i mpiksur i diellit,
i lan gjinjte e kolme me sumbullat e fresketa te veses...
Lakuriq, cipeplasur nderet avllive me lule te prillit,
mbi rrjeten e juges qe peshkon gishtat ledhatuese te valeve...
Heshtjes zevzeke qe rreshqet ne zverkun e vargmaleve te reve,
nen amulline e pishave ku feshferijne gjilperat e gjetheve te sapolindura,
trishtojne dy sy te kalter...te shkruar...,te malluar...
Dy sy te ndritshem si lira floriri
te prera nga disku praharuar i diellit...
Dy sy te perlotur qe rane si yje nga viset e largeta te feminise,
Dy sy te mprehte qe gervishen me kthetrat e veshtrimit
ballin e rrudhur te bregut ...
ujedheza te kthjellta ne relievin e thepisur te nje fytyre...
Te nje fytyre qe pervelohet nga deshirat,vuajtjet ,passionet dhe epshet..
Fytyre e sapodale nga mirazhet mengjezore te derdhura dallgeve
te pergjerojne marazin e lashte te gruas se bukur...
Marazin e vashes qe puth rinine me buze pranvere te trendafilta
me ato hiret e zhveshura,te lemuara ,te djegura,
te lyera me vajin dhe pigmentin e zezhket te diellit....
Heej... c'fytyre melancolike... !
Kaq shume e dale nga lotet...
dhe akoma me shume nga psheretimat...
C'profil antik prej najade...
qe shqyeu terrin e nates dhe u shfaq papritur
nga brumi viskoz i heshtjes...
nga pusi i ftohet i kujteses...
nga gjymtyret e pergjakura te dhimbjes...
Heej c'fytyre– mister e pakuptueshme...!
ne tablone e frikes dhe mekatit
qe zbehet ngadale ne altarin e nje endrre,
dhe rilind serisht duke qeshur e magjepsur
mbi gushen e bardhe te dites …!
Heej c'fytyre...e perbaltur nga dheu,uji dhe dielli...
Permendore e dites...
qe bie fatalisht ne tehun e mprehte te horizontit ..
dhe thelle e thelle...kaltersise,
tmerresisht ... keputet...!!
C'fytyre....!!!!


Κυριακή 27 Ιανουαρίου 2013

Ferragosto






Nje kitare serenata luan me valet sonte Ferragosto
Ndersa nata le prapa nje curril tingujsh me refren”-amore mio...”
Dhe Rimini i lodhur ne nanurisje valesh
peshperit ngadale ;-”Buonasera Gabi!”
Ndersa ti me nje pulbardhe
bredh ne thellesite e horizontit...
E lehte -vorbull pupulash
si mirazh i ndritshem qe shqyen heshtjen
dhe u hipen kodrinave te valeve me yje
per te zbritur ne castet e mija...
Ketu ne mes peshperimave dashurore
ku jetove per here te pare
kenaqsine e dhimbshme te botes tende te virgjer..
Dhe tani me puth e exituar...
Me puth e peshperit,me flet per jeten, ,me flet per endrrat,
me flet per detin qe valezon dashuri...
Per zagushine e lagesht te gushtit ne Miramare....
Me lyp nje te puthur qe te me thuash;
Ti amo....ti voglio...tesoro...per sempre!!!”
Akoma edhe nje perkedhelje qe te me kendosh
Seranata amica della luna...”
Je Ti pra, qe me gishtrinj e puthje i mbrekullon netet e mija
duke u vene henen, detin dhe nje Mambo italiane .
Je ti pra qe e harron bregut te ceket dashurine...
zgripeve te gurta te shpreses...
Ti qe qe harron brenda mengjezeve flaket e passioneve
ndersa u jep rinine e bukurise tende..
Ti qe kur nderron fytyren dita,
gjendesh papritur bjonde e hijshme- lakuriq
me vithje te nxira mrekullisht nga dielli ...
Ti qe humbet neteve bregut te qete
dhe rikthehesh mengjezeve
me lindjen e diellit ne buze
dhe nje margherite drite ne gjinj..
Rikthehesh me floket e sapunisura mengjez rinor,
me moshen e kalter te detit ne sy..
me enderrat e purpurta qe kundermojne
ere ndjenjash ,passion dhe epsh femeror
me ato duar te guximshme , te shkatheta
ku perkedhelet, torturohet dhe ndizet
gjaku , dashuria dhe libido...
Keshtu te shoh sonte nen driten e henes ferragosto
te degjosh rrahjen e zemres,
te lozesh neper gishta yjet
dhe syrin ti shkelesh gjith' naze beharit...
Eja pra Ti te jetojme e ti shijojme qe nga fillimi
ngjyrat e festes atje ne Ricone...
Ti marrim dhuratat joshese nates se ndricme
shurdhuar nga britmat e ritmi frenetik i muzikes..tek “Ecu”
Eja pra te shtrojme driten, te fleme ne naten e kalter
tek “Fontana dei quattro kavalli marini”...
Ti si statuje dhe une si hija qe zgjatet e zgjatet...
Ti si nje yll dhe une si erresira qe noton
ne vale ku luan e qesh zemra ime.
Eja pra Ti e bukur me henen e verdhe
ne floket bjonde te shprishur gjith' nur...
Ti kurm epshor i lodhur orgjive te nates
qe prehesh qetesisht mbi gjoksin tim e pejetshme....
Gabi di Rimini mare!
Amante di ferragosto!

Σάββατο 26 Ιανουαρίου 2013

VALET...


Puthje valesh bregut ne rere.Dashuri...
e lire ,e kalter pulbardhash
mbi telin e tendosur te horizontit...qe
nderen, ikin,vijne me klithma, vale e dallge
tek zhurmon, shkumezon e loz me flegrat e guackave...

Puthje buzesh zeshkane mbi trupin e nxire te bjondes.Dashuri...
e qeshur,e bardhe vajzerore
nen duvakun e tejdukshem te flladit
qe peshperit dhe end pelhuren e mendafshte te endrrave
valeve te bregut tek lodrojne me gershetin e saj te shprishur...