Τρίτη 20 Δεκεμβρίου 2011

SENTIMENTI


Muzgu me zu rob ne mjergullen e tij
dhe nanurisjen e zefirit me dergon per ngushellim.
Nje shkelqim i rreme reket te mi marre mendte
ndersa zemra dergjet ne rrjeten e dyshimit
asgje nuk vjen...
asgje nuk iken...
Rruge te shkreta, lakuriqsi pemesh...
I harruar ne plogeshtine e muzgut,
levozhgen e heshtjes shpoj me thupren e mallit...
I shtrire gjere e gjate ne preherin e vetmise
Mbeshtes koken mbi duart magjike te Zotit
dhe me freskine e ujrave,melodite e qiellit,
numuroj castet e mija te blerta,
petale margaritash te endrres se mbetur peng...
Shtroj mirazhet e mija te kaltra...
rruges se zefirit atje tej ku pervelohen ndjenjat.
Prehem
i humbur ne trupin lakuriq te nje dashurie
Perkedhelem
nga rreke te fresketa kujtimesh te embla.
Buzeqesh
me shpresen mergimtare te muzgut
qe kaleron e shujdesur mbi parabolen e  ylberit...

DIELL,FRESKI,JETE...





Lodrojne ujrat
ne fjordet e erreta
dhe me puthje-peshperimat
lajmerojne mengjezin
qe i pergjumur feks horizontit...
Pulbardhat e para
me klithma,me flatra
e debojne mjergullen
larg ,pertej sinoreve te drites...
Zgjim i kalter,
ne zemren e burimit te dites
Diellit...
Shiroka nderet pelhure ne det
si perkedhelje flokesh
ne nje prehje prej enderre
Freskie...
Vala ne drite rilind syte
ku jeta vozit drejt thirrjes se
Jetes...

ZERI IM...




Perpiqem te dalloj zerin tim
midis zerave shumngjyresh
te universit....
Kerkoj
te gjej ngjyrimin e tij
prapa reflekseve te heshtura diellore...
Prek
me gishtat qe dridhen
vijen e lakuar te buzeve
dhe zbuloj ne te
fjalet e pa thena akoma...
Si gure te vegjel ,te medhenj
te bardhe, te palatuar....
te lara ne driten e diellit,
te vertete...!

PEIZAZH


Nje reme e bardhe ne drite,
Nje trendafil i ndezur ne erresire,
Dhe midis tyre e puthura nanurutes e juges
ne oren shplodhese te muzgut dritherues...
************

Heshtja e varur nga leshrat e mengjezit
ndrin si vel' e ergjente
mbi syprinen vdekur te detit...
Hapat saj shkelin me druajtje kaltresine...
ku pasqyrohet mirazhi lakuriq i vajzes
qe me te qeshuren e saj thyen
levozhgen e bardhe te dites...


Δευτέρα 5 Δεκεμβρίου 2011

REFLEKSIONE

Mos u tremb!
Ndalu pak me afer heshtjes...
perbri nates lavire te pa krehur
qe trupin epshor enderron lakuriq...
Ketu ka horizonte te pafundme
me kuqelim shpresash,enderrash,deshirash
dhe nje ore fatale te ckurdisur
qe ja djeg jetes pa meshire
minuten e fundit te fatit..
Mos u tremb!
Ndalu pak me afer heshtjes...
Perbri akrepave te ngelur ne  mesnate...
Merzitu po te duash...
Bertit...
Deshperohu mbrekullisht...
Mendo e qete;
"-Keshtu qenka e shkruar te punoje koha jote...
si renkim oresh  te mbrapshta ne bosh-in e stepur te neteve..."
Dhe  eja  pastaj te te ngushelloj me nje perqafim...
tete flas per mjellmat,per vjeshten
dhe shirat e dashurive te mija...
Mos u tremb!
Ndalu pak me afer heshtjes
Perbri portes se pasme te qiellit ,ne te majte...
Pas pak dote jemi atje lart tek yjet
dhe ti dote qash e mallengjyer...
Dote qash me nje pergjerim ne buze
qe te te puth...te te puth ...e te te puth...
Dote qash me nje denese hene
qe te meken yjet e te shashtisen rete
dhe e dehur ,e  ekzaltuar, e  paturp...
ne gushe dote me kafshosh me afsh pervelues..
ne dy psheretima dhe nje ofshame kenaqesie....
Ti...
E bukur...
E marre...
Xheloze-hij e shpirtit tim...
Ti qe as vete Zoti nuk te njeh me mire se puthjet dhe lotet...
ndalu pak me afer meje...
Mos u tremb!

MESNATE

Mesnate....
Rruget,oret,pemet,te gjitha
tregojne mesnate.
Heshtje...
Gishtat,syte,mendimet,te gjitha
tergojne heshtje...
Nga dritarja e hapur e gjumit,
nje dore e padukshme endrre
i terheq drejt vetmise se bashkuar te yjeve....
Ku heshtja behet pafajsi qiellore
dhe shpitri drite e arte  henore....

Πέμπτη 1 Δεκεμβρίου 2011

ROMA DI NOTTE

Roma naten shtate kodra dhe shtate qiej
Me zotat te qeshur dhe engjejt te lumtur...  
Roma naten- zefir i lehte nanurites                                                   
kembanave biblike te Santa Maria di Tevere...
Roma naten nje yll qe ndrin basilikes antike
neper rrugen  e lashte per tek Porta Portese ...
Roma naten-diademee henes mbi ballin e thinjur te Colosseut
kur statujat ndajne me njera-tjetren  bardhesine e heshtjes...
Roma naten nje lum i pergjumur ne shtratin e  thelle
Ku struken  mitet e  ulkonjes se Teverit...
Roma naten aventure e kendeshme flertesh romantike
tek caffe"Greco"shkalleve me lule ne Piazza di Spagna...
Roma naten passion i flaket dashurish pa fund
ciftesh te lumtur bekuar nga sterkalat e Fontana di Trevi...
Roma naten  spektakel dramash,intrigash ,orgjish ...
salloneve mondane te Villa Borghese..
Roma naten ritual solemn i meshes katolike..
Ave-Maria nen kupolen Sikstina ne San Pietro...
Roma di notte un'faro di luce....
Roma di notte imperio di gloria...
Roma di notte cita'eterna!!

KALTERSI

Si bistake rrushi te pjekur qe shpirti lakmon
mbushur me eren,aromen dhe mushtin e beharit
neper pisha ,neper zall, neper vale...
Rend nje dashuri e bardhe...
vjen nje dashuri e kalter...
E sapodale nga guacka me freskine ne buze
zhveshur lakuriq si oret e gushtit
qe ne gishtat e brishte  e mbajne
te ndricme...
te virgjer...
te lire..
si drita
ne gjinjte e kolme te endrrave..
Dashnore floke-kalter...
Puthje bjonde e val'detit...

Τετάρτη 23 Νοεμβρίου 2011

MBRESE

Naten e drojtur
moren ne preher
nje spekter kujtimesh...
Gri...
Blu...
Portikalli....
Dhe krahet e saj te hapura
u mbushen gjume...
Floket e shprishur
Ere...
Syte e shkruar..
Heshtje...

Δευτέρα 14 Νοεμβρίου 2011

SINQERITET

Gjinjte e kolme ,te beshem,
dy kodrina te bardha,
lakuriq si e verteta
Virgjerojne ne buzembremje me epsh,'
pritjen e vetmuar
nen panselinon e mistershme
te nostalgjise sime...

PASIGURI...



1
Rri ketu dhe rri
Bie shi dhe s'bie
Si hij' e mengjezit
Qe nuk esht' me hije
2
Rri ketu dhe s'rri
Veson pa vesuar
Perballe zemra ime
Lotesh ngushelluar
3
Pak me tej shlodhet
Dashuria ime
Lodhur neper nete
neper meditime
4
Ah si te bej s'di
Kur ti me mungon
Sa here zbraztesia
Vjen e me pushton
5
Lajme nga ty s'kam
Nje foto e ngrire
Sheh sikur ke ardhur
Qesh si lamtumire
6
Vjen ketu dhe s'vjen
Si shi qe nuk bie
Humbet neper nete
Tretesh ne dritehije
7
Drithije qe mekesh
skutave ne terr
pritjen qe rri nderur
vetmia e zbeh
8
Vetmi qiparisash
vetetimash vrare
tingellim kembane
nje lutje,nje varr..
9
Varr i mermerte
Virgjeri e dhimbje
Hij' e trupit tim
kthyer ne fanitje
10
Fanitje tulatur
qe shpresen pergjon
viseve qiellore
ku ti vdekeron
11
Vdekeron stolisur
me nje dashuri
Mbi nje mall te kalter
nen nje re me shi...
12
Shi qe s'thot te bjere
ankth i pambarim
Dashuri e tretur
oreve -pikellim...
13
Rri ketu dhe rri
Bie shi dhe s'bie
tek ky breg i kalter
valesh nostalgjie...
14
Nostalgji e lagesht
shirave me lote
Qe flasin per enderrat
per shpresen e kote
15
Shpresa qe u mbyt
gotash me merzi
shirave te shpirtit
ankth- pasiguri...



MERZI..




Pas pak cuditerisht u qerua
qielli nga rete...
dhe vendin e tyre
merzia ime e vjeter e zuri...
Per nje cast
floket e mij,
profilin tim,
mendimet e mija...
i perkedheli melancolia
ajo dore e pabindur fati...
qe ligsht me lidhi ne nje kob trishtimi...

PERSIATJE





Dashuria...
Dy te puthura dhe nje pritje...
Det i pafundem dhe oshtime e dallgeve...
Dashuria...
Dy psheretima dhe nje ishull malli...
Pulbardhat e bregut dhe marinari i balladave...
qe ne maje te direkut valevit
nje kenge...
Dashuria
Kenga e saj dhe shpresa
qe udheton horizonteve...
me zerin e nostalgjise se saj
mbi shkembin e thepisur neteve,
vetmitare pret nje varke...
Dashuria...
varka e saj dhe shkujdesja e juges
qe shprish gershetin e shpreses,
mbi kreshten e bardhe te dallgeve
si far ndricon kthimin e shumpritur...
Dashuria..
Dy te puthura dhe nje perqafim
qe i flasin zemres me llahtaren e kthimit......

NETE TE BARDHA




Enderra dhe vegime erdhen
ne ditlindejen e jasemineve...
Nete dhe yje ne te bardhat
pagjumsi te mjellmave...

Freskia po lid neper gjethet e prillit
ashtu si nje diademe e ndricme
mbremjeve ne qiellin e pafundem

YOU NEVER WILL BEE ALONE

(Per  B....si premtim)

Une nuk bera asgje te tepert
Thjesht te mora
ashtu sic more ti te kaltren e qeshur nga detet,
kuqelimin e purpurt nga horizontet,
blerimin e lagesht nga luginat...
Te pashe e te rrembeva tek ajo dritherime valesh
qe i kthente fjalet mbrapsht
dhe i shtynte bregut si pina te hapura te zbrazeta...
Te mora si bashkudhetare stuhish,vetetimave,frikes dhe instiktit..
Prandaj sa here qe ditet i deboj mengjeseve
duke shtrenguar dhembet dhe zemren deri ne dhimbje,
Ti iken, humbet duke ngadhenjyer mbi pranine tende,
Dhe me le ne krahet e nje vetmie te mjergullt,te thekshme,
nje lumturie te heshtur, te shqetesuar, te paspjegueshme...
Hiperbolikisht te mistershme...
Megjithse
une nuk bera asgje me teper,
se ajo qe gjeta dhe imitova nga Ty...

Παρασκευή 2 Σεπτεμβρίου 2011

NE S'ME KENI NJOHUR



Ua kam thene; Jam ky qe jam!
Shi i rrembyer ne nje mesdite te qete marsi,
Trill i shqetsuar prillit te ekzaltuar me hene te re,
Kopesht i blerte kujtimesh me trendafila maji,
Pranvere sublime mbi mermerin e ftohte te zemres...

A nuk ua thashe?! Ky jam...!
Nje breg i bardhe guackash miqsuar me diellin...
Nje cope deti veshur, grisur e arnuar me vale ...
Guve koralesh te kalter, bunace floriri ne muzg...
Eros flertesh nazike, dashurish adoleshentesh...
Qe ne emer me therrasin shkembenjve,
pa llogaritur te sotmen, as te nesermen...
Vere capkene floke krehur nga shiroka finoke e gushtit...

Pra ua thashe kush jam...
Nje re kryenece mbi vetullat e ngrysura te shtatorit...
Ere shtegetare qe i percjell shpendet
tej sinoreve melancolike te horizontit...
Dhe me rrebeshet e tetorit te lagesht, i ngop lumenjte...
Nje feshferime e trishtuar gjethesh te verdha,
ne gishtrinjte e mjergullt te nentori tim,
Vjeshte e druajtur,e matur, neteve lehona me yje...

Ua thashe ,ashtu jam...
Nje rreze dielli qe rreshqet e lumtur mbi deboren e pare ...
Nje urim -dhurate mbi yllin e ndricem te Krishtlindjeve...
Apostull shprese e gezimi ne castin e nderrimit te viteve,,,
Dimer i paket i heshtur,i ftohet ,hijendricuar
si ikone e vjeter shenjtoresh nga era e bizantit
qe i pagezoi te kater stinet e mija ne nje emer
me germen e pare te alfabetit..._A.......!!!!!

Dhe mos me thoni tani qe nuk ua thashe.....!!!!!

KOICIDENCE



Sa shume qe ngjasojme ne te dy!
Te gjeta mbeshtetur
nen nje strehez melancolie
te lodhur...
me veshtrimin e hutuar
ne bosh-in e mendimeve..
Capitesh e zvarre, apatike,
si rreke e cale uji ne humbetire...
Cuditerisht,
hamendja me terhoqi zbraztesise
u afrova,
i drojtur
dhe me fjale e gjeste te palidhura
te rrefeva vetmine time...

Παρασκευή 19 Αυγούστου 2011

JO SOT NUK JAM I TRISHTUAR


               

Eci,
 eci,
 eci dhe cuditerisht erresohet...
thua se une  vendos  kur do bjere nata...
Ah jo, sonte nuk jam i trishtuar.

Kam qene i cudicem,capken  dhe studioz...
Mesova nga te gjitha, pak nga te gjitha...
Emrat e luleve kur vyshken ne acar
kur gjelberohen fjalet dhe kur  plevitosemi.

Se sa lehte rrotullohet brava e ndjenjave
me nje celes  cfardo te harreses...
Jo  miqte e mi, sonte nuk jam i trishtuar.

Kalova dite te ftohta  me shi
u struka prapa asaj rrjete te ujshme
me durim dhe pa u vene re fare,
si  dhimbja e pemeve
kur u  bie  gjethja e fundit
si frika e  femijes ne errsire.
Jo nene , sonte nuk jam i trishtuar...

Kalova neper kopshte,u ndala ne shatervane
dhe pashe shume statuja te qeshin
te shkujdesura pa shkak.
Pashe  dashuricka te vogla mburravece
qe dolen  si gjysemhene neteve te mija
 dhe shashtisa...
Pashe shume endrra te bukura
si muzgje te kaltra.
Dhe shume te tjera qe  i harrova...
Jo e dashur,  sonte nuk jam i trishtuar .

Eca shume stineve neper ndjenja,
 ne te mijat dhe te te tjereve,
dhe mbetej gjithmone  hapsire  midis tyre
qe te kaloje  lirshmerisht  koha.
Shkruajta letra dhe rishkruajta serisht
Mora  dhe kartpostale  te shkurtra
me pershendetje  nga San Martino
dhe "lamtumira"te dhimbshme nga brigje te largeta...
Jo vellezer,sonte  nuk jam i trishtuar qe po  thyhet dita.

Fola shume.Me njerzit,
me semaforet,me fotografite.
Dhe me shume fola me  vargjet.
Mesova te lexoj e te shtrengoj duar,
ashtu si dhe  te humbas e te braktis  duar.
Jo shoke ,sonte nuk jam i trishtuar.

Udhetova natyrisht.
Shkova  gjithandej udhekryqeve te botes...
Kudo e gatshme te mplaket dynjaja.
Humba  te dashur,shoke dhe miq...
humba nga kujdesi i tepert
dhe nga  pakujdesia humba.
Lundrova neper  dete
per tu marre bekimin.
Dhe ua mora....
Ju termba vetmise
dhe imagjinova njerez perreth.
I pashe te bien nga dora
e nje pluhuri te qete
qe ndiqte nje rreze dielli
dhe te tjere nga tingulli  nje kembane te paket.
Dhe u  bera tingull  ne ritme zilesh
qetesise  rituale  te meshave.
Jo Zoti im, sonte nuk jam i trishtuar.

I rezistova sa munda  ketij lumi te turbullt
qe te mos me rrembeje
 kur kishte shume uje,
dhe aq sa ishte e mundur
imagjinova ujin  ne  lumenjte e thate
e rrjedha  me rrembeu ...
me rrembeu rrjedha...

Jo zemra ime, sonte nuk jam i trishtuar!
Ne oren e sakte  ra edhe nata....!






SEC ESHTE NJE SHI BRENDA MEJE...


                     
Sec eshte nje shi brenda meje
qe bie,  bie ,bie papushim
nga rete e largeta te kujteses..
Sec eshte  nje det brenda  meje
qe valezon thelle e me  thelle,
mister i erret pafundesisht …
Dhe nje furtune  e papritur
ererash si kthetra shpendesh  te eger
qe me zemerim  cjerrin  e pergjakin
skutat e shpirtit tim pagan...
Nje furtune qe fashitet e  humbet
ne oshtimen e perjeteshme te detit
si psheretime lehtesuese e Poseidonit plak
qe  jeton  brenda meje...

HIRI


                                  

E vesha nje nate mantelin e kalter  te fantazise
te ndricem-perle
qe verbonte  pa  druajtje qiellin e gushtit...
Dhe dola te shetis  neper sinoret e ererave,
shtigjeve te henes...
Degjoja  melodite e  nates te ngjiten
nga thellesite  e kohrave
si rreke te fresketa burimesh mali...
Nota te  embla  shperndanin qiellit
fjalet e arta te nenes sime te ndjere
si  nje simfoni permalluese  mjellmash...
Shkelqime henore,yjesh  te panumurt
i veshen vegimet me heshtjen e argjente
ndersa nje  puhize  e lehte i mori me vehte
pafundesise se mistershme
duke lene  pas hirin e ftohte te  harreses...

NENE


                              

Nene
neteve te vetmuara
i prkulur mbi letra
qe me melan  te  nxija
ekzistencen time,
emrin tend asnjehere
 nuk e shkrova.
Te me falesh.
U mundova  te flas me guret
qe kembet me gjakosen,
fola me  shpresat e gjymtuara
nga  britmat dhimbjes
me  udhetaret e muzgut
por per ty nuk fola.
Te me falesh.
Nene,
e mira ime  e shenjte.
Ke shume kaltersi e paqe ne zemer,
ke miresine  dhe perjetesine  e qipariseve...
Ti
vetmitare nidis  hijesh te verbra
te  hutuara nga fluturimi i zogjve
qe  s'menojne te kendojne per ty
melodine e engjejve  ne parajse...
Nene
Kam vetem keto fjale 
te ti kushtoj
si shenje respekti,
si nje “Addio prgjithmone!”
e mira ime....
  NENE....

FRYMEMARRJE


                            
Nje  kor zerash-jehone fluturojne  drejt diellit
nje duzine zogjsh me sqepa germojne driten,
flatrat e ererave   grisin  me mani kaltersite
dhe lakuriqsia jote -arome e njelmet  deti.

Puthje te purpurta ne vithjet e horizontit
puthje  plot afsh kurmit tend te virgjer,
dhe nje varke  e  cveshur  paturpsisht  valeve
ne castin kur  gjinjte e tu te kolme me ftojne.

Rrekete e loteve  eren mbushin me psheretima
perroi i zerit tend  shushurin  tek  yjet e dremitura,
rretinat e heshtura te nates perkundin
 zgjimin e kthjellet te syve te tu te shkruar.

SHIU


Sa embelsisht bie shiu
si britem kenaqsie e natyres qe lahet,
si jehone kumbuese e deteve te shqetsuar,
si nje himn harrese jaseminesh lamtumire...
Sa  butesisht  rreshqet shiu
si rreke dhimbjeje nga  skutat  e shpirtit,
si buleza te fresketa mbi petalet e heshtjes
qe derdhet   me  shkulme denese
mbi dherat pjellore te endrrave...
Sa pikellues rigon ky  shi
si simfoni e trishtuar e stines,
si lote  deshperues nga qerpiket e neteve pagane
qe  dridherojne  ererave  ne vetmi
si endacake pa strehe,  pa dashuri
neper terr, neper shi...

DASHURI DHE DIELL



Ti je dielli  dashuror i lire, i forte
qe me ngroh dhe gjakun ma ndez
kur qielli i tere derdhet ne det.

Veshtrimi yt kthyer perjetesisht
drejt ishujve te arqipelagut te kalter
kerkon te  preke arterjet e yllesive.

Ti je  ngazellimi tokes, pragu i dites
vala e bregut, klorofili i pishave
dhe une  nje livadh i rrebeluar
me gjelberimin e nje  rinie te harlisur
dhe nje psheretime qe plekset flokeve e tu.

Rri perbri teje me duar te perflakura
duke thithur diellin mbi  fytyren tende
dhe te  peshperis ne gjuhen e lashte te amforave...

Τρίτη 21 Ιουνίου 2011

PASSION TE DY PERMASA



Me kot trishtohesh
buze muzgut te se shtunes.
Poshte kembeve te tua
kalonin yjet si kope peshqish
ne blu-ne e thelle me gjysem hene...

Me kot zgjohesh heret e zemeruar
mengjesit te vrejtur te se djeles
me fytyren e pergjumur
ne piken me te vranet se vete vransira...
Siper teje vesonin miliona therrime te arta dielli
te shndritshme si shi meteoresh...

E dashur qetesohu;
Tani te dua dyfish.
Te dashuroj ne dy permasa;
Si figure etruske
mistike,
e veshtire....

Si shenje ogurmire- peshku
te shndritshem ,
te lemuar,
si dashuria,
shtegeton udhes per tek une,
e shpejte,
nervoze,
e bukur,
me nje vale deti
ne fustanin e larme,
me ruaza te kaltra-topaz
te via “Santa Klara”rreth gushes...

Fytyre ujore-idhull
e prure si drite ylli
qe humbi nder shekuj...
Sa here degjoj ujrat qe rrjedhin
te kuptoj,
te ndjej
te imagjinoj,
pa cka se ti nuk e di....

Pas flokeve -ujvare
te lidhur gershet
me rrekete e kujtimeve,
shoh trupin tend te brishte
lugine e pafundme hiresh te pa shkelura...
Prek me gishtrinj gjinjte e tu te persosur
qe dridhen si bistake rrushi
te pjekur nga mushti i diellit...
dhe puthje pas puthje pershkoj
i mbrekulluar pafundesine e relievit tend,
brigjet e tua te ekzaltuara nga drita,
lumenjte e tu te rrembyera nga epshi,
pyjet e tu te virgjer,te hazdisura
nga ngazellimi e kenaqsia...

deri sa mberrita tek ky shteg buzesh,
mbi kete kurbe buzeqeshje-orgazme
si regetime, si britme
per te te thene;
_Sei bella come una rosa notturno
nell cielo di sogni miei ....”

JESOLO LIDO



(Per S.O-kur u takuam rastesisht)

Ishte rastesi,
apo deshire e Zotit,
qe ne u takuam ate mesdite gushti,
perpara vitrinave tek piazza Mazzini,
ne Jesolo Lido dhe ora fiks 12 e 12!
E huaj me harten ne dore
sikur kerkon rrugen qe te solli tek une …
qe i nxire ,i lare me diell e det gushti ,
miqsor, kureshtar,afascinante,
con un'dialetto romanesco divertente...
te ftoj me veshtrimin prej furbo
Ty ,sexi, e bukur, e nxehte,
e bardhe si shkuma e valeve.
Me gjinjte gjysem te zhveshur
dhe me nje anglishte te cale...
sikur me flet ne gjuhe etruske
te vdekur shekuj me pare...
Tek ky memecllek fjalesh-heshtje,
veshtrimet folen perbukuri
dhe rrugen drejt zemres
rrufe-” colpo di fulmine”
e gjeten pa harte...
Se fjale s'nxe bukuria jote
s'vlejne komplimentat ne puthjet me afsh,
Vetem perqafime,dashuri ,puthje
i rrembyem njeri-tjetrit dite e nate...
Te mbeshtjelle me kaltersi dhe epsh
nga sqetullat ,deri tek thembrat exitoheshim
duke prekur pellembe per pellembe
misteret e nxehta te lakuriqsise tone...
Sepse nuk mund te pihet shqeto
nje trup joshes,i lemuar,i hijshem
pa pluskuar ne shkumen e spumantes,
pa u dehur neteve mekatare
me “Martini rosso”e”Red Label”
nen pastirma orgazme
te anglishtes tende te cale....