Παρασκευή 31 Δεκεμβρίου 2010

MELANCOLI..

Bie shi  mbi vetmine bjonde
te fundvjeshtes sime.
Shi i druajtur si mekat feminie
neteve rrugace pa hene..
"Streheza"e lagur e  merzise
"ärie"psheretimash rregetin neteve
dhe "fyelli"i thyer i eres jehonen
drureve te mjergullt neper muzg percjell...
Yjet jane  shuar ne "liqenjte"e syve te mi
te shqetsuar nga dallget e loteve
ndersa "hij"e verber e  pikellimit
udheve te shuit zvarritet..
ngarkuar me vjeshte e vetmi
Dritares se shpirtit vazhdon te  pikoje
shi - ngasherues si pendese,
si  ndarje  lamtumire....
Papritur rete si turme shpendesh
perleshen me ererat lavire
qe i debojne pafundesive te ftohta
Atje tej ku fundvjeshta ime
fqinjeron me bardhesine e akullt
te Dimrit pedant.....

LETER

Me ne fund postieri hapave,
duke neperkembur shpresen time,
me solli sot nje zarf me heshtjen tende.
Zarf i bardhe,si mermer...
hermetikisht i mbyllur..
Emri im i shkruar ne qosh me te medhaja
Adresa ime nje rruge qe nuk ekziston
me numur"X"supersticioz
qe postieri e gjeti duke pare  dritareve
profilin tim te "fosilizuar"nga pritja.....
Do ta hap me kureshtjen qe me mundon
per te ngritur ne melankoline time
te pashkruarat e tua memece...
Dhe neser dote pergjigjem
duke te derguar fotografine time
"stolisur"me lotet e mallit
dhe "medalionin"e merzise
"skalitur"gjoksit
qe  ruan brenda -koleksion
 Heshtjen tende.....

NDJESHMERI

Dicka te tha shiu
Shtatori dicka te tha
dhe u be imazhi yt
"xham"i veshur nga bryma
Pas te cilit mund te kaloje
gjithkush i shkujdesur,indiferent
per dite,jave e muaj te tere.....

Τετάρτη 29 Δεκεμβρίου 2010

JU UROJ..

Sonte nuk e di ku mbarojne lotet dhe fillojne kenget
As ku urrejtja ja le vendin dashurise
Nuk e di ku paqja pushton zemra dhe qytete te lumtur
As ku malli piqet me brigjet e atdheut tim..
Nuk e di por sot megjithmend e kam humbur
Rrathet e oreve i shtyj me ngasjen e padurimit
drejt fundit te pakuptimte ..
dhe nga syprina e shpirtit “rreshqet “deshura,ankthi e urimi:
-”E nesermja me e lumtur per te gjithe!”
Sheshet e qiejve te mbushen me zhurma zogjsh dhe endrra femijesh...”
Sepse sot kembehen vitet dhe une nuk di c'tju them!
Sinqerisht nuk di!
Vec fjales se shenjte
”Gezuar!”
TINGUJT E SHIUT NE MESNATE..
Diku ne mesnate
nen drejtpeshimin e vetmise dhe absurdes,
filloi dhe shiu ta trese errsiren
me ate tingullin monoton: tik... tik... tik...
Tingull i zvarre, meditues, i matur
tingull i zakonshem, prej shiu te zakonshem …
Vetem se absurdia, ndryshe me pat mesuar
se si ti “shkruaj e “lexoj” tingujt
Dhe gjith naten rri te degjoj e lexoj shiun:
t-ja perbri i-se, k-ja prane i-se,
germe per germe
si yllesi te kristalta qe perplasen
dhe murmurijne nje “Ti”...”Ti”...”Ti”...
cdo pike dhe nje “Ti”
gjithe naten
i njejti tingull kryenec
tingull i pagjume,
deshire e pagjume”-Ti”
nga qerthulli i shiut handikap
qe te fshehten kerkon te “rrefeje”
por belbezon vetem “Ti”... ”Ti”... ”Ti”...
si nostalgji njerrokshe, njefjalshe
nje here si kujtim,
nje here si brenge
dhe te dyja bashke si fatalizem
nga stine e lagesht shpirtrash pagane...
shume shi per nje mungese
shume pagjumesi per nje fjale...
 Sa me mundoi sonte ky shi !!
Me  ate ritmin monoton,
vetem “Ti”,”Ti”,”Ti”....
Sikur te gjitha e tjerat te ishin
te pa rendesishme dhe vetem
“Ti”....... ”Ti”........ ”Ti”................

Τετάρτη 20 Οκτωβρίου 2010

ADDIO!

Forse un giorno tu ritornerai 
ma io  questa volta non ci saro'
perche un altro piu grande amore
sens'altro  ci trovero'

Perdonami, mi sento pechatore
un altra donna mi ha fatto pazito
anche se con te sono stato bugiardo
uomo sono io con cuore,con spirito

Vai avanti anche tu con un altro,
cosi saremo stessi  nella vita
io  da  qua e tu da llontano
finche arivera' in fondo la partita


Non torni mai di quest' albero 
perche uccelli non si cantano piu
il  vento ha  distruto lloro nido 
e il tempo si manda il  ricordi a su...

Addio per sempre mia cara
domani mattina splendera' il sole 
io me ne andro' in camino sull mare 
e lacsiero' qui questa storia d'amore.






ERI BELLA VERAMANTE..

Non vaghero',non pestero' le foglie
delle bietole rosse ,non cerchero' le orme...
Con il cespo di grano dei capelli
sei scomparsa per sempre dai miei sogni


Eri tenera e bella col vermiglio
colore delle bacche sulla pelle,
eri come un crepuscolo rosato
come la neve candida che abbaglia.


Sono avizziti gli acini degli occhi
e il tuo nome si e' sfatto in un suono,
ma nello scialle e' rimasto il profumo
di miele delle tue mani innocenti.


Nell'ora del silenzio quando l'alba
come un gatto sul tetto si lava,
sento intorno parlare dolcemente
di te le canne che col vento cantano.


E che importa che a me la sera mormori
che eri soltanto una canzone e un sogno!
Chi ha inventato il tuo corpo e le tue labbra
si e' accostato ,sfiorandolo ,a un mistero.


Non vaghero piu' non pestero' le foglie
delle bietole rosse , non cerchero' le orme...
Con il cespo di grano dei capelli 
sei scomparsa per sempre dai miei sogni.

Τρίτη 19 Οκτωβρίου 2010

ΗΛΙΟΣ ΚΑΙ ΘΑΛΑΣΣΑ


Ηλιος και θάλασσα
πάνω στα γυμνά μας κορμιιά
Χωμένοι στο βαθύ γαλάζιο του ποθου
σβήνουμε την δίψα μας ξετσίποτοι
πίνοντας ο ένας τον αλλον
πάνω στο τσαλακομένο σεντόνι
της παραλίας....

ΜΟΝΑΞΙΑ..

Η μοναξια¨ μου
ειναι τι γριζο της απουσιας  σοϋ
χωρις  παριγορια και χωρις ορους.
Η μοναξια μου ειναι
το απεραντο σιμπαν του
ηλολουστου προσοπου σου...
χωρις δεσμευση και χωρις διασταση...
Ειναι η αιονια αναζητηση
της στιγμης αυτης
που εμεις οι δυο
ολοκληρωτικα,
θα  γινουμε ενα...

Σάββατο 25 Σεπτεμβρίου 2010

TY TI FAL TE GJITHA...

Ty ti dhuroj te gjitha shpirti im
Merri ti kam falur…
Nje dite me diell ne ‘’gri’- ne e jetes  sime
Eshte jotja ta marresh
Nje kenge zogu  mbi ‘’strehezen’’ time
Jotja eshte ta kam falur…
Edhe valen e kalter me kordhelen e bardhe te shkumes
Ty ta dergoj qe te te perkedhele..
Ketrushat e shkathet dhe kotelen larushe
Ty ti dergoj qe te lodrosh…

Perqafimin, buzeqeshjen, e  puthjen e se dashures
Ty ti dergoj me permallim i dashur
Edhe omeleten e mengjezit,
Cajin e mesdites,
Dhe mollen e mbremjes
Ty ti dhuroj i  shtrenjti im….
Gjumin e embel dhe zgjimin e kthjellet,
Kenaqesine e prehjes dhe rrahjen e zemres
Ty ti dedikoj  i shtrenjti im
Vitet e mija shtojua  viteve te tua
Dhe dicka nga vetvehtja me lere
Qe llaven e zhurritur te mallit ta shuaj...

Παρασκευή 24 Σεπτεμβρίου 2010

E VOGLA IME E BRISHTE...

(Mbeses sime ....)

Pa eja mu ul ne preher
o e brishta ime
ty qe t'lodrojne ne sy
nje det me gezime

Si pulbardhe e lire
ne shtegetimin gazmor
me veshtrimin mitak
te dliret  feminor

Te shoh si rend  valeve
me peshqit tek,lodron
dhe feminine e larget
nga vitet ma zgjon..

Ti ke emer te kalter
te marre nga viset tona
nga ujrat e kthjellta
te lumit Valbona

Mbremjeve te rrefej perralla
por ty s' te ze gjumi
"_xhaxhi Andi eja 
ta nxjerrim henen nga lumi.."


Une dockat ti puth fort
dhe floket ti perkedhel
"-Pa shiko moj Bona
hena vete po del..."


Ti qesh ngadale
dhe  gjumi i embel vjen
dhe nje ender e bukur
ne krahe te rremben


Keshtu vijne mengjeset
plot diell e blerime 
ne jeten tende te paster
o e brishta ime...

BESOJME...

Nje  trendafil lind ne buzeqeshjen tone
Dhe besimi 
qe  zgjohet  cdo dite....

Eshte  stina  e ndarjes dhe e shtegetimeve
e melodive dhe  e lamtumires
e fjaleve te rendomta dhe  dashurive
e qetesise neteve dhe e enderrimeve...

Gjerat e veshtira kane emrin e tyre
emrin "liri",emrin "e ardhme"
Kur ne shohim  Diellin
pagezim te diteve
tek ai besojme..


Besojme tek femijet,te palindurut,nenat
ritmi i perditshem,jeta e luleve ne acar
tek emrat e njerzve,rrugeve, diteve
tek e ardhmja besojme cdo cast


Tek cdo send  i thjeshte dhe i bukur besojme
miqt e mi!
Tek ky qiell
i ndershem dhe i paster si fytyra jone...

TI MOS KUJTO....


Ti mos kujto se te dua si dikur
edhe pse kenge kam shkruar per ty
ndofta atehere kam qene i marre 
harrakat i etur per dashuri


E di qe shpejt dote harroj 
si vargu  pa rime qe i ve  viz'
se ti ishe si thote Pushkini
"enderr genjeshtare qe leviz..."


Ndaj mos i hidh tinez veshtrimet
e shpresat mos i zgjosh me kote
cdo gje u shua si zjarret ne dimer 
qe i mbulon pa meshire debora e ftohte ...

Τρίτη 7 Σεπτεμβρίου 2010

VJESHTA

Fryn kjo ere e marre 
si muzike e vjeter druresh
tek kopeshti i nenes 
ku prehet feminia ime e brishte
 Gjethet perkedhelin 
syte e pergjumur te kujtimeve
dhe hapat e henes  
shkelin mbi tisin e kalter te mjergulles...
Nje shtellunge reje rrezohet  supit tim
si varg dashurie i nje kenge cigane...
dhe  se largu telat e gjate te shiut
melodi henore dritherojne ne muzg...
Diku nga nje koder malli  zbret Ti
shtegut te vjeter neper ere
per tu ulur  mbi trishtimin e stolit te vjeter
me krahet e mbushura yje e vetmi
kerkon symbyllur perqafimin tim
e brishte,pa fjale,pa frymemarrje
ne gjuhen e heshtjes vjeshtore
ngjyrosur nga ylbere shirash antike...





  



Δευτέρα 6 Σεπτεμβρίου 2010

VETMI..

Fustanin e verdhe gjethepraharuar
i veshi vjeshta vetmise sime
Dhe rrugeve te mjergullta
heshtja  mbeshtolli druret,neper nete
Pertej dritares rete cvirgjerohen
ne shtratin epshor te qiellit
dhe shi merzije rigojne strehzave...
 Pasqyra ovale e dhomes 
pergjon hijen e mekur te profilit tim
tek perqafohet me silueten  flokverdhe  te vetmise
ne preherin e henes  vjeshtake 
 te shuar nga  shiu pikellues i harrimit...

Κυριακή 29 Αυγούστου 2010

NE ATDHE

Atdhe te pershendes!
Erdha serisht  me mallin -det ne gji
dhjetra here i dashuruar me ty
Ndaj mos mi mbyll dyert edhe ne s'me njeh
se vela te bardha do te ngre brigjeve te tua
dhe qiellin    me ylbere,me balona
dota mbush , me  zogj shtegetare
Qe ti  lehte te me njohesh e bujarisht te me presesh;
_"Mirse erdhe poet mergimtar..!"

Σάββατο 28 Αυγούστου 2010

TEK KY PYLL

Muzgut neper pyll nje kenge vershellej
shtegut  bares lehtas dridhur ne vetmi
gjethe druresh shkel henez gjithandej
diku nje klithem zogu dhe pastaj qetesi


Fryn puhiz e embel  e deget i perkund
ato shpirtin tim mbushin  plot blerime
a thua keshtu pylli  me shpreh lumturine
qe  sonte  vershellej te vjetren kengen time...

FEMINIA

Nje lum shushurin ne endrrat e mija
dhe kenga nga thellsite dalngadale vjen
me  arome  lulesh, peshperime valesh,poezia
per  njerzit e boten  fillon te rrefeje


Mbi kodrat me debore,ne maja malesh
Si ortek  i vrullshem,vitet e feminise zbresin
se bashku me ritmet,lojrat dhe vargjet
me shoket e vjeter,me  imazhet  qe  rendin...


Dhe  derdhen imazhet drejt detit te shqetsuar
Ku nje piciruk  lodron gjate bregut
neteve  te kaltra me kenge  peshkataresh
me njerzit dhe  dallget duke u  pershendetur


Me  hene dhe  lulekumbulla,perplot kopshti i shtepise 
se nenes sime ne  kete breg  shkembor
dhe  vallja e valeve, dhe rimat me vijne
 me puthjet,  ledhatimet e  saj te  pafundme


Ku jane tani  ato puthje te arta
Te nenes sime qe shpirtin ma trazojne
O kenge te mija!Ju nete te  ngrohta
te malluar me beni,me beni gazmor... 


Se nuk eshte trishtim lekundja e fijeve te barit
Fluturimi i zogjve kur ulen ne lendine
Kenga ndjek udhen;"Feminje e madhe
drejt visesh te largeta ti iken...iken ...iken..."



BABAIT

Baba!
Si tu shtuan thinjat
nga hallet e medha
shtigjeve te jetes 
ku rruga te ra
te brente shqetsimi
asnjehere s'tu nda..

Dikur majemaleve
te nisen femije
jetim ,te vetmuar
me nje tufe bageti


Rrugetoje pa fund
me krraben ne dore
livadheve te blerta
a lugines me debore


U ftove stuhive
u ngrohe ne zjarre
ngushellim te mbet' ne gji
vec  cyla dyjare


Ah sa mire e qaje
ate te bekuar
kur dhente vene ne shtrunge
a per uje ne krua


Pa mblidheshin rreth teje 
gjithe zogjte e malit
dhent' heshtur degjonin
si te prekura prej mallit


Keshtu i ngrysje netet
ne pllaje a ne pyll
shpirti yt kendonte 
me magjiken cyle..


Rrodhi kjo kenge viteve 
e  shtruar  si lume
jehonen e saj 
sot degjoj dhe une


E degjoj permallshem
dhe veshtroj nga ty
shoh thinjat qe t'japin
kaq fisnikeri


Shoh ballin e rrudhur
mbushur plot kujtime
per vitet qe mbeten 
neper ligjerime


Se neteve te kthjellta 
kur malet veshtron
humbet ne mendime
nje mall te mundon


Eshte malli i larget
per tufen,per stanin
per cylen dyjare
qe sillte beharin

Behari  qe vinte
mbushur trendeline
dhe aroma e malit
ta gyfonte gjine


Sec te  ndiqte nga pas
shelegia manare
shtigjeve ti bridhje
ne njeqind behare


Dhe shtigjeve mbeten 
plot kenge,melodi
si gjurme feminije 
qe rrefejne per ty


Ndaj mos u trishto
per ditet qe vijne
se vitet qe shkuan 
ne kujtime rrine


Here-here ato zgjohen
dhe ta shtojne malle
atehere neper muzgje 
ti rend,rend mbi kale...

Keshtu plakesh ngadale
ti i miri baba
dhe thinjat te shtohen
nga hallet e medha


Ndaj kur shikoj henen
qe ndrin permbi stan
ne fletore shkruaj
vargje per cobane


Se i madh eshte malli
si deti fund s'ka
ndaj thinjat fisnike
te zbardhen  BABA!














Τρίτη 24 Αυγούστου 2010

SHPIRT

O shpirt i pergjeruar
                 zhurritur pa ngushellim
O qelez e mallkuar
                 c'kerkon ne ferr shpagim?!
Vajtimin mekatar
                  ti belbezon me tmerr
C'kerkon te virgjerin varr
                   ne humbetiren-sketerre...
Pa tinguj vec me britma
                 ti ngre kengen-ngadhnjim
Perle qe keputet
                 e bie plot shkelqim...
Kurora e besimtarit
                te zerave njerzore
O mumje!Ju qe shihni
                si ngrihet ne kete ore 
Nga rrethi i diteve te mija
                 dor' e fatit vete
Mu zhduk ti muzg i nates
                eja Mefistifel..
Mbi korin e heronjve 
                 i lodhur rri shpagimi
I qiejve sundimtare
                ky s'eshte vec mallkimi
I engjejve mekatare
                qe qiellin debojne
Me duart ngritur lart
               Suhumin predikojne
Mes shkalleve te lashta
               pas nates qe po bjen
Qendron ti kaq e bukur
                me zemren mbushur ferr
O qelez-virgjeri
                poetet te bertasin
Te tjeret pa ameshim
               ta grabisin shtatin...

Πέμπτη 19 Αυγούστου 2010

LIRISE

Liri, ne gjakun   tim krejt je tretur
me rregetin ne cdo qelize
Ne fytyren time je tiposur
Shqetesim miresie  qe leviz
Ti qiell i kthjellet-perle 
Ti shpend paqesor krahpraharuar
me emrin tend 
Vehten kam kryqezuar...

Δευτέρα 16 Αυγούστου 2010

NATEN E MIRE

Naten  e mire e dashur!
fanitje mundonjese e pa gjume 
deri ne mengjes..
Neser s'dote jem  
ne zgjimin tend lakuriq
ndricuar nga puthjet e brillta te veses.
As ti s'do shkrihesh syve te mi  
si perlotje  ngazellenjese 
me shijen e njelmette  kurmit..
I zgjuar pergjysem si hije pikellimi 
ne heshtje dote nisem..
Jashte me presin rruget
te ndera neper kodra  harrimi 
drejt brigjeve te kaltra
te endrrave qe mbeten peng...
Brigje vetmie
te smeralda pa ty
midis humneres se ftohte te ndarjes
nen  petkun e murme te  merzise...
Naten e mire e dashur!
Vegim i larget netesh te arta
si deshire e zjarrte
e nje dashurie te pa mundur
pertej kufijve te vehtes
 ne nje fund det'-zymtesie
te ndricuar nga honet e mallit...
sepse  qysh atehere
askush nuk i shkel 
sinoret e vetmis'sime
te lagur nga lotet 
e ndarjes sone
dikur....
 



















NJE FEMER..

(Sipas H.Hajne)

Ata u deshen  me afsh e zjarr
Ajo capkene, ai kusar
Kur ai ndonje mufke ja veshte
Ajo kercente ne shtrat dhe qeshte...

Diten e shkonin per bukuri
Naten ajo flinte mbi gjoksin e tij
Kur e futen ne burg ate,ajo s'reshtete
Ne dritare qendronte dhe qeshte


Ai i fliste"O  eja ketu
ty te therres se do vdes.." i theshte
Ajo tundte  koken dhe qeshte..


Ne oren gjashte ai u var
Ne oren shtate e kallen ne varr
Ne oren tete ,ajo qe e deshte
Pinte vere te kuqe dhe qeshte...

ENDERROJME...

(perkushtim nga A.B..)
Te hipur ne kete koder
poshte nesh eshte deti...
valet sjellin aromen
 e shqetesimin njeheresh


Te vjeteve qe iken
te atyre qe vijne
ku zogjte klithen
 ku dielli do ndrije..


Perposh nesh eshte deti
c'thote ashtu ai valle
per endrrat e tretura 
romantiken e ardhme?!

Per vajzat qe i  deshem
dhe ato qe na duan
kenge te perjetshme 
ne shpirt lulezuan

Pas tyre s'u dhame 
me endje pa fund
ndaj vrapojne ditet
e netet pa gjume

Se kish rruga jone
poete,meditime
alarme heronj
qiell vetetimash   


Mes zhegut e diellit
shume e gjate kjo rruge
hera-heres na stepi
por s'u dheme kurre

Mes brymes acarit
 mbijetuam ne
me plage torturonjese
ne ditet me terr..

O vite qe ikni 
si na late keshtu?
Te jetes femije 
dhe burra ca me shume...

Jo zemra se rrahuri 
asnje cast s'dote hesht
per kohen shqetsimet
dhe stinet me diell


Per te afermit tane 
atdheun ca me shume
horizontet e kaltra 
ndaj ndrijne ketu


Tek kjo koder prane detit
te menduar qendrojme 
per boten,njerzit
qeshim enderrojme...


(Gjithmone te falenderoj per kete dhurate A.B)
 

 

KENGE RRUGEVE

Mos me pyesni per valet ndonjehere
As per qiej e ngjyra trendafilash
Me nje vajze u putha rrugeve shpesh
Tutje neper muzg  e vjeshte shirash


Era leht e lehte perkundte  ujrat
 Gjethe druresh  shkundete pa merak
_"Do te vish ti ne  takim  me mua
Apo ke ne shpirt  tjeter hall?!"


Syte e tu si kreshte e kalter deti
Cuditrisht ne ta un' paqen humb
Shpirt ne qosh te  tokes pse nuk vemi
Te jetojme larg botes  ti dhe une


Jo s'kerkoj qe netet si asketi
ti kaloj me yjet ne vetmi
Atje larg ku humbin zera njerzish 
Dote pres te vije blerimi i ri


Dhe kur zogjte te heshtin ne kodrina
Kur shtegetmi i diellit  te mbaroje
Dote pres qe ti me plot dredhira
Zemren te ma mbushesh vashe moj.

Qiejt digjen zjarreve henοre 
S'jam  i mefshet dhe poet aspak
Me ne krahet e tu s'dote pushoj
nga ia pesion i shkrire ne gjak


Vitet si kaluan kaq shpejte
ndofta dote them une si dikur
_"Syte e tu si kreshte  e kalter deti 
cuditrisht ne ta un' paqen humb.."

Κυριακή 15 Αυγούστου 2010

BILBILEJVE

Ne stane u poqa me ca leber
cigaren kembeva me ta
nen hijen e rrapit te vjeter
ja morem nje kenge hata


Ish'kenga e mocme sa rrapi
ish'kenge  trimash me palle
rrefente per vete bilbilejte
qe jeten e vune ne litare...

Dhe rrapi iso ne mbajti
percjelle nga cyla dyjare
se mbene perjete bilbilejte
yje balladash ne male


Ne male i paten folete
si shqipet e lira krenare
ndaj kreshtave ndrijne neper nete
te ndezura trembedhjet' zjarre..


Trenbedhjet'leber te rralle
qe rrepet i mbajten ne dege
kuvendojne perjetsisht nen ta
per lirine e vatanin e shtrenjte


Kjo kenge me shpu tek ata
me bilbilejte  kembeva duhane
qe zbriten nga rrepet si diej
festebardhe me nga dy jatagane


Ashtu vane  e mbeten te gjalle
festebardhe shtegetojne nder dekada
yje te purpurt trembedhjete
kuqelojne ata neper balada...


Ne stane u poqa me ca leber
me ta mora malin perpjete
nen hijen e rrapit kenduam
"Bilbilejt te trembedhjete..."

MEDITIM

(Nenes sime te dashur.)

Sonte po rri i pa gjume..
Mendimi zgjatet e zgjatet
udheve te shpirtit i shqetesuar
sikur kerkon te mberrije tek ty
e largeta
e dashura 
e shtrenjta ime
  e mjergulluar
Ti livadheve  te parajses
bredh e heshtur..
me mantel yjesh mbeshtjelle
si  hyjneshe e shenjte 
enderrat i debon  syve te mi
dhe me le pa te  gjume 
o fanitje e shtrenjte... 

Σάββατο 14 Αυγούστου 2010

PER DIKE..

Pse i veshtron yjet ne qiellin e zbrazet
kur me naten  nen pemet mbetesh fillikat
mos valle syve te tu zgjojne mallin e larget
ne dy pika  lote qe lagen dhimbshem kete nate


E di  qe mbremja s'eshte per ty e qete
dhe rruga e heshtur  te duket  me e gjate
kur muzgu hedh vese mbi barin e blerte
ti shtegeton dhimbshem  kujtimit te larget


E mban mend te thirra"eja jam i lire"
"vajza si ty ne stacione dashurie i pres.."
Si  pulbardhe    krah hapur  qe endet ne hapsire
ashtu je dhe ti  ndaj  te pershendes


Tek kopeshti i nenes kane cele trendafilet
a nuk  shkojme te puthemi tek stoli  fshehte
ku  kendojne zogjte  nen henen e arte
aty  te dashurohemi tek skuta e qete


E degjon  melodine  vjeshtore te mbremjes
une emrin tend kam shkruar me dhjetra trendafile
"e dashur " kjo  thirrje  "leviz" shpirtin tim
 pa cka se eshte  per ty e fundit"lamtumire!"


Kjo stine dote kthehet me blerimin lendinave
ndofta atehere ti nen yjet dote endesh diku
edhe pse i larget s dote'humb kujtimi yt
kur hena  te ndrije neteve mbi  floket e tu..




VEGIM...
Ne shtratin tim
mbuluar me dege hardhie e lulemolle
buisin enderra te blerta,te druajtura
nga drita e bardhe qe shtegeton
me krahe mengjesesh
e mjegullen shperndan
nga perrenjte e deshirave....
Liqenjte e veses ne lendinat e syve te tu
 shkrihen ne zgjimin tim
tek gjinjte e virgjer te Pranveres sublime...

VAJZA BREGDETARE

Ti moj vajza bregdetare
si lulja ne portokalle
pse veshtron ashtu menduar 
diellin ne te perenduar..


Flladi gjoksin ta gufon
malli shpirtin ta mundon
se ai djal' qe don me zjarr
u nis detit mergimtar..

U nis detit neper nate 
dhe te la ty fillikat
por nje nate te ngroht ne vere
dote kthehet per nga here..


Ne s'u kthefte   muzgut  me drite
qe ta shohesh  nga  thellsite
permbi shkemb  statuj' do mbesesh 
vajz' e valeve mes netesh


Hij' e ankthit dritheruar
leviz shpirtit te munduar
si vel gjirit ngrihet malli
celur lule portokalli


Kaltersis te mbeti syri
vijne pulbardhat,fryn zefiri
klithin bregut-bjen' haber
po vjen djali div-ezmer


Po vjen djali me zefirin
tund mandilen e kujtimit
ti kurore i ve tek balli
celur lule portokalli..


Ai shpuze te merr ne gji
te puth buzet ,te puth syt'
nis nje kenge-serenate 
himn te deteve-ballade

Ti moj vajza bregdetare
si lulja ne portokalle
diellit ne te perenduar
bredh me djalin perqafuar...





Παρασκευή 13 Αυγούστου 2010

ZYMTESI

Rruge e pa sosur 
neper muzgun e shkrete
enden apostujt
e stines pa jete

Ererat lavire 
me akujt ne gji
ndjekin psheretimat
neper netet me shi...

MOTIV NEN SHI...

Sec me zu ne rruge
ky shi shtruar-shtruar
dhe shpirtin ma mbushi
 perbuz'me merzi


Ah c'ma prishe qejfin 
o leshraleshuar
se sonte me shoket 
s'do vete te pi

Je vertet si ca

burra pa taban
me ty ujlitar
su lidhka mi

si e cave qiellin
me teh te rrufese
dhe tek une u zbraze
rrebesh e stuhi
 
Ah c'me bere xurxull
mor' shi i  uruar
dhe goten ma mbushe
perplot me trishtim

 Se  sonte s' do dehem
me uje te bekuar
me miket s'do shthurem 
pa turp ne  ameshim..

Dhe  rete dashuruar
 qiellit  dor'per dore
njera bjonde pruar
tjetra brune' e zeze.

Une  pellgjeve krihem
peshtyj mbi merzine 
ne harqe vetetimash
cigaren e ndez...











NDOFTA

Ndofta dote me kujtosh ndonjehere
kur te bjere debore perseri
si nje rreze ngrohte qe hyra pa ndjere
pa cka se emrin akoma s'ma di

Do te mbetem per ju gjithmone i panjohur
s'cuditem aspak qe ndodhi keshtu
ju vinit nga malet-akullnaje e ftohet
une me debore ne supe gjithashtu

Tek shpiza buz udhes ndezem fenere
u ngrohem,u prehem e gjetem qetesi
ju mendonit ate cast_"sikur te ish' pranvere"
ndersa une  ju flisja per vjeshten me shi...


Nuk e di pse u ndame  ne agim   me keqardhje 
nga  ky kujtim  une akoma nuk vuaj
Nje buzeqeshje ngrohte  pas stuhise me debore
nen qiellin e kalter mbetem prape te huaj..


Por ndofta dote me kujtosh ndonjehere
kur te bjere debore perseri
si shtegetar i cuducem  qe troket ne dere
dhe sjell se largu rrebelen stuhi...

E DINI ZOTERI

E dini zoteri?!
Ne ecjen tuaj  shoh
silueten e arrogantit  mendjemadh..
Ne veshtrimin tuaj
ligesine kercenonjese si kthetrat e maces..
Ne buzeqeshjen tuaj
ironine shpotitese prej satanai
Ne duart tuaja
ngushtesine e kopracit dhe etjen e batakciut
Ne rrobat tuaja
sqimen e ftohte te murgut
Ne zerin tuaj
kohen e vranet qe paralajmeron shiun
Ne fjalet tuaja
pasqyren ovale te nje shpirti bosh..
Ne dhomen tuaj
mirazhin e acarte te dimrit
Ne personin tuaj
makth e ligesi..
Kete e dini zoteri?!

POEZISE

Asnjehere nuk shkruajta per ty 
e shtrenjta ime
I mbusha  strofat me  emra vajzash
e  flerte kot
Shkrova per detet e pyjet e blerte
Vetem  nje varg per ty s'e shkrojta dot...
Sa i keq jam bere  kur te kam braktisur
neteve te ftohta kur ikja me vrap
Ti e dashur  kurre meri  nuk me mbajte
vec heshtur peshperisje
"_Dote kthehet prape.."
Dhe une prape kthehesha-femije i penduar
koken i lodhur e mbeshtesja tek ty..
atehere kenga e shpirtit-afsh i permalluar
mbi ty jane derdhur e shenjta POEZI...

MENGJESI NE SYTE E TU...

Syte e tu te qeshur
ne freskine  e lagesht 
te  mengjezit te bardhe 
sunduar nga heshtja sublime..
dhe veshtrimi im akoma i turbullt 
nga mbeturinat e endrres se keqe..
kerkon te kaltren qetesonjese te syve te tu..
 Ti shfaqesh se fundi 
mbi kurben e gjelber te nje lendine
me kuqelimim e diellit ne buze..
najade,trasparente si  vegim..
Atehere  une turrem drejt teje 
me urine dhe etjen e endacakut
per te te prekur,
per te te puthur..
deri sa te arrij nen  hobene e nje katarakti
 praharuar  nga  mjergulla e  argjente...
Ne cast fundosem  vorbulles
dehese te perqafimit  tend...
Dhe atehere.....
Oh c' puthje te arta nga dielli lare 
sa endrra,perqafime,veshtrime 

ne mengjezin dashuror
te syve te tu te qeshur...

NATE..

Nate, ftohte.
vetmi  ,humbetire...
E mbylla dritaren
dhe syte e lodhur nga heshtja
Tani shoh vetem vehten ne rrethin e zemres..
Shoh hijet e stineve 
si nderrohen brenda meje
ne nje muzg te trishtuar enderrash
rrahur nga erera kujtimesh qe dhembin..
Ketu  te gjitha 
flene ne mrekulline e heshtjes...
Flene fjalet,
vargjet
kenget
melodite...
S' piptijne as peshperimat 
e embla si dikur..
Flejne perkedheljet
buzet
floket
duart dhe kembet...
nata e tere fle ne qenien time...
Nate polare
pa vezullime yjesh shpresedhense 
ku shpirti dremit 
me pikellim te virgjer...
i mbuluar me qyrkun 
e rende te mallit..
qe me mban zgjuar ne udhkryqe 
te shqetsuara netesh...
Me thoni pra, 
nga mund te dilet
per ta braktisur 
kete bote te zbrazet 
netesh te mundimshme...?!

SONTE

Ti je si deti sonte...
e qete melankolike-puhize e bute
kumbisur supit tim 
nanurisje valesh,aromash,melodish..
Ti je si mbremja   sonte
buzeqeshje nazike e embel ..
nen mantelin e verdhe te henes...
Ti je si yjet sonte...
vezullim i kalter ne qiellin e rimte. ..
enderr e bardhe
qe leviz si vel'
gishtave te mallit tim...
Ti je si une sonte e dashur..
 nje puthje,nje psheretime ..
dhe nje e fundit  Lamtumire...

SHTEGETIM..

Kerkoj e dashur ne detin e kalter 
shtegetimin e diellit te arte
Ai i vetem rend udheve te zjarta
se koti une lodhem ta kap..

Pas nates qe bie dote vij shpejt agimi
Ne udhe prap ne te dy
Ai i qeshur mes perlash shkelqimi 
Dhe une i zymte ne vetmi

Keshtu fluturojne sakondat perjete
Si valet qe bregut nxitojne
_"Ku eshte Ai "-per mua dote pyesin
_"Ai i diellit hero..."

DIELL DHE DET..

Diell dhe det i njelmet
mbi lakuriqsine e trupave tane
 qe te zhytur ne blu-ne e thelle te kenaqsise..
shuajme etjen e zhurritur  ..
duke pire paturpsisht
epshin e njeri-tjetrit
mbi carcafin e zhubrosur te bregut....

PER ENDERRAT...

Kur jam i lodhur henen e ve si nenkrese
dhe kotem ne gjumin e embel 
qe me rremben ne cast me krahe enderrash...
Shoh enderra te bukura,te shndritshme si muzgje te kaltra..
Me kalin freleshuar te pasioneve
nisem turravrap drejt luginave me debore
te kerkoj te dashuren dhe motivet e vjershave..
Te dashuren e gjej tek rreshqet e lumtur mbi nje rreze dielli
motivet  idilike buisin mengjesit te purpurt kraharte
vargjet i shkruaj mbi butesine e debores 
dhe diellit i qeshem si i marre...
Jam i marre dhe i lumtur ne preherin e endrrave
qe pulsojne brenda meje si nje bote e dyte..
Ketu bota me behet e bukur  plot ngjyra te mrekullueshme
si nje deshire e arrire qe me shtyn papushim 
drejt zgjimit te se nesermes... 

MALL

Pse s'me thua ku jemi pare tjeter here?!
Pse s'me thua nga c'rruge ke ardhur deri ketu?!
Ke kohe qe je ulur kembekryq mbi pezulin 
endrrave te mija
dhe tani ke dale q'andej e je ndalur perball meje...
Ja shqetsimi i vjeter e ndarjen e flokeve...
malli dhe lotet e tretur ne blu-ne e thelle te syve capkene..
Shtegu i embel i buzeve ku shetisin puthjet e qeshjet diellore..
Pergjumja e nderur mbi mundimin e dites 
pas nje perkedhelje te  dhimbsur...
dhe duart qe mbeten te zbrazte ne hapsire 
pas lamtumires se fundit..
Te shoh me ndjesine e gezueshme te se papritures,
te pershendes ne te gjitha gjuhet e botes..
O ngjajshmeri e persosur
qe ngjitesh ne malin e mallit tim ..
dhe zbret q'andej me nje te puthur...

NDARJE...

Ti u ndale tek une vetem nje cast
                               si trenat e mesnates ne stacionet  e humbetires
per te marre udhetaret e lodhur te rimave te mija, 
                               dhe serisht po nisesh me padurimin e ikjes ne sy..
Une puthjen "ndez"ne buze
                               yll te gjelber si semafor per nisjen tende
-Lamtumire,pergjithmone lamtumire..
                                   trena te tjere dote vijne  ne kete shkretetire...

MIRNJOHJE

WELCOME