Τετάρτη 18 Ιανουαρίου 2012

MEDALION


Papritur u bera medalion-kujtim dhimbjeje
I rende...
I heshtur...
I ergjente...
Varur ne zinxhirin e mallit tend
te qullur nga ngasherimi i pritjes prej Penelope...
I strukur ne ullukun e ngushte te gjinjve te tu …
Fle si mungese e urryer ne gjysemerrsire
I rrethuar nga pejzazhet e vdekura te fjaleve,te misterit...
Fytyre-enigme e pakuptueshme ,magjepsese si mekati
qe shkretoi si zjarri pyllin e shpresave te tua...
Embleme – trishtimi ,pritjeje si statuje krahethyer besimi
qe kerkon pendese ne heshtjen e lagur te syve te tu...
Ah!
Mos u thyej...!
Mos me harro...!
Diademe- heneze shetit qiellit te vjeshtes sime...
Se nje dite dota kepus zinxhirin e metalte te zemres tende
per tu bere diell pranvere
ne psheretimat dhe lotet ....
e Marseve te tua....!!!

PARANDJENJE



S'e di pse nuk e ndjej aq te afert
ate bardhesi tronditese
te supit tend te zhveshur
si prej statuje nxjerre...
Nuk e di pse s'e mesova dot
trupin tend te mistershem
akoma te brishte...
akoma vajzeror...
I pafajshem.
I heshtur...
I deshiruar....
As mbasditet e te shtunave te tua nazike
plot fjale , zbavitje e rini naive
nuk i takova ,nuk i shetita dot...
Asgje te cudicme,te fshehte,enigmatike
s' munda te zbuloj tek ty...
Vec te te shoh tek kotesh ne gjumin e paqte
mbeshtjelle me pagjumsine e duarve te mija plot ankth
E pastaj te rizgjohesh si mbrekulli mengjezore
e bukur,
e virgjer,
e ngathet
nen qerpiket e pafajsise se druajtur te heshtjes...
Ti buzeqeshesh e shpenguar castit te fresket
veshur me kuqelim dielli te sapolindur...
dhe te me dhurosh si suvenir
kete ishull ekzotik te jetes tende
qe as vete nuk e ke shkelur ,
qe as vete nuk e di mire...
Besome...
Do te zhytem i teri kaltrsise , kthjelltesise tende
me tutje ishullit, me tutje se dallget
per te zbuluar perlat dhe thesaret e brigjeve te tua
te bardha
te largeta..
te fshehta...
Dhe ndofta atehere dote takoj per here te pare
Dhe ndofta atehere dote te shoh ashtu sic te sheh
Bota...
Dielli..
Hena...
Dhe Zoti...
Lakuriq!
Te zhveshur nga mitet- mistere te kohes...
Pa moshe....
Pa dashuri...
Pa mua...
Vetem!!!

PRELUD VETMIE



Vetmia ka zerin e saj...
Me tjeter ze te therret ty
dhe me tjeter me fton mua...
Eshte si nje muzike e pa degjuar ndonjehere,
veshur me fjale memece te cudicme,
me pauza te shpeshta...
si perkujtimoret,si requiem...
si perrenj,endrra,
si meshire,tmerr e fanitjet...
Te gjitha kane dicka nga kujtimet,nga pritja,
Ashtu sic e vizaton fluturimi
i nje pulbardhe naten,
midis dy kaltersive...
Kaltersise se qiellit,
dhe kaltersise se detit...
Udheton keshtu pra mendja
viseve te largeta te horizonteve ,
pa e luajtur aspak trupin nga poltrona...