Σάββατο 25 Σεπτεμβρίου 2010

TY TI FAL TE GJITHA...

Ty ti dhuroj te gjitha shpirti im
Merri ti kam falur…
Nje dite me diell ne ‘’gri’- ne e jetes  sime
Eshte jotja ta marresh
Nje kenge zogu  mbi ‘’strehezen’’ time
Jotja eshte ta kam falur…
Edhe valen e kalter me kordhelen e bardhe te shkumes
Ty ta dergoj qe te te perkedhele..
Ketrushat e shkathet dhe kotelen larushe
Ty ti dergoj qe te lodrosh…

Perqafimin, buzeqeshjen, e  puthjen e se dashures
Ty ti dergoj me permallim i dashur
Edhe omeleten e mengjezit,
Cajin e mesdites,
Dhe mollen e mbremjes
Ty ti dhuroj i  shtrenjti im….
Gjumin e embel dhe zgjimin e kthjellet,
Kenaqesine e prehjes dhe rrahjen e zemres
Ty ti dedikoj  i shtrenjti im
Vitet e mija shtojua  viteve te tua
Dhe dicka nga vetvehtja me lere
Qe llaven e zhurritur te mallit ta shuaj...

Παρασκευή 24 Σεπτεμβρίου 2010

E VOGLA IME E BRISHTE...

(Mbeses sime ....)

Pa eja mu ul ne preher
o e brishta ime
ty qe t'lodrojne ne sy
nje det me gezime

Si pulbardhe e lire
ne shtegetimin gazmor
me veshtrimin mitak
te dliret  feminor

Te shoh si rend  valeve
me peshqit tek,lodron
dhe feminine e larget
nga vitet ma zgjon..

Ti ke emer te kalter
te marre nga viset tona
nga ujrat e kthjellta
te lumit Valbona

Mbremjeve te rrefej perralla
por ty s' te ze gjumi
"_xhaxhi Andi eja 
ta nxjerrim henen nga lumi.."


Une dockat ti puth fort
dhe floket ti perkedhel
"-Pa shiko moj Bona
hena vete po del..."


Ti qesh ngadale
dhe  gjumi i embel vjen
dhe nje ender e bukur
ne krahe te rremben


Keshtu vijne mengjeset
plot diell e blerime 
ne jeten tende te paster
o e brishta ime...

BESOJME...

Nje  trendafil lind ne buzeqeshjen tone
Dhe besimi 
qe  zgjohet  cdo dite....

Eshte  stina  e ndarjes dhe e shtegetimeve
e melodive dhe  e lamtumires
e fjaleve te rendomta dhe  dashurive
e qetesise neteve dhe e enderrimeve...

Gjerat e veshtira kane emrin e tyre
emrin "liri",emrin "e ardhme"
Kur ne shohim  Diellin
pagezim te diteve
tek ai besojme..


Besojme tek femijet,te palindurut,nenat
ritmi i perditshem,jeta e luleve ne acar
tek emrat e njerzve,rrugeve, diteve
tek e ardhmja besojme cdo cast


Tek cdo send  i thjeshte dhe i bukur besojme
miqt e mi!
Tek ky qiell
i ndershem dhe i paster si fytyra jone...

TI MOS KUJTO....


Ti mos kujto se te dua si dikur
edhe pse kenge kam shkruar per ty
ndofta atehere kam qene i marre 
harrakat i etur per dashuri


E di qe shpejt dote harroj 
si vargu  pa rime qe i ve  viz'
se ti ishe si thote Pushkini
"enderr genjeshtare qe leviz..."


Ndaj mos i hidh tinez veshtrimet
e shpresat mos i zgjosh me kote
cdo gje u shua si zjarret ne dimer 
qe i mbulon pa meshire debora e ftohte ...

Τρίτη 7 Σεπτεμβρίου 2010

VJESHTA

Fryn kjo ere e marre 
si muzike e vjeter druresh
tek kopeshti i nenes 
ku prehet feminia ime e brishte
 Gjethet perkedhelin 
syte e pergjumur te kujtimeve
dhe hapat e henes  
shkelin mbi tisin e kalter te mjergulles...
Nje shtellunge reje rrezohet  supit tim
si varg dashurie i nje kenge cigane...
dhe  se largu telat e gjate te shiut
melodi henore dritherojne ne muzg...
Diku nga nje koder malli  zbret Ti
shtegut te vjeter neper ere
per tu ulur  mbi trishtimin e stolit te vjeter
me krahet e mbushura yje e vetmi
kerkon symbyllur perqafimin tim
e brishte,pa fjale,pa frymemarrje
ne gjuhen e heshtjes vjeshtore
ngjyrosur nga ylbere shirash antike...





  



Δευτέρα 6 Σεπτεμβρίου 2010

VETMI..

Fustanin e verdhe gjethepraharuar
i veshi vjeshta vetmise sime
Dhe rrugeve te mjergullta
heshtja  mbeshtolli druret,neper nete
Pertej dritares rete cvirgjerohen
ne shtratin epshor te qiellit
dhe shi merzije rigojne strehzave...
 Pasqyra ovale e dhomes 
pergjon hijen e mekur te profilit tim
tek perqafohet me silueten  flokverdhe  te vetmise
ne preherin e henes  vjeshtake 
 te shuar nga  shiu pikellues i harrimit...