Τρίτη 21 Ιουνίου 2011

PASSION TE DY PERMASA



Me kot trishtohesh
buze muzgut te se shtunes.
Poshte kembeve te tua
kalonin yjet si kope peshqish
ne blu-ne e thelle me gjysem hene...

Me kot zgjohesh heret e zemeruar
mengjesit te vrejtur te se djeles
me fytyren e pergjumur
ne piken me te vranet se vete vransira...
Siper teje vesonin miliona therrime te arta dielli
te shndritshme si shi meteoresh...

E dashur qetesohu;
Tani te dua dyfish.
Te dashuroj ne dy permasa;
Si figure etruske
mistike,
e veshtire....

Si shenje ogurmire- peshku
te shndritshem ,
te lemuar,
si dashuria,
shtegeton udhes per tek une,
e shpejte,
nervoze,
e bukur,
me nje vale deti
ne fustanin e larme,
me ruaza te kaltra-topaz
te via “Santa Klara”rreth gushes...

Fytyre ujore-idhull
e prure si drite ylli
qe humbi nder shekuj...
Sa here degjoj ujrat qe rrjedhin
te kuptoj,
te ndjej
te imagjinoj,
pa cka se ti nuk e di....

Pas flokeve -ujvare
te lidhur gershet
me rrekete e kujtimeve,
shoh trupin tend te brishte
lugine e pafundme hiresh te pa shkelura...
Prek me gishtrinj gjinjte e tu te persosur
qe dridhen si bistake rrushi
te pjekur nga mushti i diellit...
dhe puthje pas puthje pershkoj
i mbrekulluar pafundesine e relievit tend,
brigjet e tua te ekzaltuara nga drita,
lumenjte e tu te rrembyera nga epshi,
pyjet e tu te virgjer,te hazdisura
nga ngazellimi e kenaqsia...

deri sa mberrita tek ky shteg buzesh,
mbi kete kurbe buzeqeshje-orgazme
si regetime, si britme
per te te thene;
_Sei bella come una rosa notturno
nell cielo di sogni miei ....”

JESOLO LIDO



(Per S.O-kur u takuam rastesisht)

Ishte rastesi,
apo deshire e Zotit,
qe ne u takuam ate mesdite gushti,
perpara vitrinave tek piazza Mazzini,
ne Jesolo Lido dhe ora fiks 12 e 12!
E huaj me harten ne dore
sikur kerkon rrugen qe te solli tek une …
qe i nxire ,i lare me diell e det gushti ,
miqsor, kureshtar,afascinante,
con un'dialetto romanesco divertente...
te ftoj me veshtrimin prej furbo
Ty ,sexi, e bukur, e nxehte,
e bardhe si shkuma e valeve.
Me gjinjte gjysem te zhveshur
dhe me nje anglishte te cale...
sikur me flet ne gjuhe etruske
te vdekur shekuj me pare...
Tek ky memecllek fjalesh-heshtje,
veshtrimet folen perbukuri
dhe rrugen drejt zemres
rrufe-” colpo di fulmine”
e gjeten pa harte...
Se fjale s'nxe bukuria jote
s'vlejne komplimentat ne puthjet me afsh,
Vetem perqafime,dashuri ,puthje
i rrembyem njeri-tjetrit dite e nate...
Te mbeshtjelle me kaltersi dhe epsh
nga sqetullat ,deri tek thembrat exitoheshim
duke prekur pellembe per pellembe
misteret e nxehta te lakuriqsise tone...
Sepse nuk mund te pihet shqeto
nje trup joshes,i lemuar,i hijshem
pa pluskuar ne shkumen e spumantes,
pa u dehur neteve mekatare
me “Martini rosso”e”Red Label”
nen pastirma orgazme
te anglishtes tende te cale....


INTERMEZZO


Shi , shi i imet si plogeshti
qe s'pushon prej nates se djeshme...
Te gjitha sa shoh nga dritarja e restorantit,
sikur duan te zhduken,
te fshihen nga syte e mi...
Me zor perpiqem te mbaj nen veshtrim
ekuilibrin e gjerave
qe te mos bien ne pellgjet e rruges e te treten...
Shi, shi i imet ,si monotoni
bie dendur nga nata qe shkoi....
Turren restorantit hordhi te medha zhurmash,,
vendallinj, apasionante te historise,
cifte te dashuruar ,turiste
studiues te se ardhmes,gjuhetare,
pensioniste endacake,poete,
familje,shoqata,kureshtare
dhe tufa llefazanesh,prostitutash....
Derdhen lume gjuhet e huaja ne gotat e tones
ne dyel me shiun futen thikat e pirunjte...
Perlahen njeri pas tjetrit
racione te tera diskutimesh...
Ngjiren shishet e veres se treguari
shaka e barxaleta
duke u shqyer se qeshuri..
Pershtypjet-servitore
nga njera tavoline ne tjetren
hidhen te exituara...
Copa te medha embelsirash porosit shoqeria...
Te gjithe ja behen
te dehen,
te shahen ,
te zhdepen se ngreni...
Ndersa une respektues pedant
i qetesise dhe rregullit,
drekoj zeulet me te vetmin kuver
enderrimtar qe me ben shoqeri
ne tavolinen time....

TE PERSHENDES DRITE E MENGJEZIT



Te pershendes drite e mengjezit
qe tinez futesh ne shtratin tim
si dashnore e fshehte
Ti je si mandate e gezuar
qe me puthje e ledha te ndritshme,
te rejat e dites me peshperit
dhe imazhet e botes zbarkon
limanit te syve te mi.....
Ja kodrat perbri te zverdhura
nga kokrrat e aroma portokajsh
poshte i zhytur ne blu
dergjet gjiri i ngopur
nga vapore,vela dhe peshq...
lart si valome e bardhe ,pulbardhat
me valet te rrembyera sqepave...
dhe nje varke e batuar reres se bregut
qe dielli i pa cipe ja hoqi me takt
edhe gjethen e fundit te hijes se mengjezit
duke e skuqur turpit lakuriq....
dallget latojne me te kaltren shkumuese
trupin nazik,gjysem te zhveshur
te nje vajze-sirene
qe me nje gjest capken me fton
te vozisim se bashku thellesise ...
dhe une me nje puthje te percjell dritares
me nje “addio ”te braktis
ty e bekuara ,
me e heshtura se dhe vete Zoti
drite e mengjezit!!!

MIDIS MEJE DHE HICIT


Midis meje dhe hicit
qendron
nje vjershe e pa mbaruar.
Midis meje dhe botes
ndricon nje fluks i bute drite.
Midis meje dhe dashurise
kalon nje rrudhe e thelle malli
qe dhemb...
Dhe fjalet shkreperijne brenda meje
vetetima te varura nga qielli,
qe ndezin atje lart si pishtare
te tre yjet e vjeshtes sime..
O zot, nuk e besoja qe deti
ngjason kaq shume
me kufomen e palevizur te nates.
Nuk e besoja qe syte e mi
mund te shetisin lirshem
neper erresiren e ererave
kur yjet fqinjerojne neteve
me kurmin tim...
Shoh detin e paqte,te pafundem
dhe duart e mengjezit qe ftojne
cajkat e skifteret mbi dallge...
Shoh horizontit re te zeza pirate
qe lajmerojne betejen ,
me meridianet e dallgeve...
Kush guxoi ta mposhte detin
ne furtune e tallaz?!
Kush i deboi keta shpirtra
ne lundrim vetmitar
mbi varken e thyer
nga njeri liman tek tjetri?!
Shoh velat e grisura te kripura mbi vale,
nderoj qipariset e zymte tek percjellin
meshen funebre te te humburve ,
lakmoj krenarine e statujave
qe percmojne harresen
dhe nuk nguroj te shkel
mbi udhet transparente te neteve...
dhe te psalmoj ne ritualin solemn te yjesive...
Sepse midis meje dhe hicit,
ngrihet krenare nje permendore
dashurish,perpekjesh,deshirash
dhe fitoresh te mahniteshme...
Sepse midis meje dhe universit,
kalon si muze, e ndricme, e lemuar
Udha e qumeshtit...!!

DESHPERIMI



I pa ftuar
si dita,
si nata
erdhi..
Nuk e di
nga u nis,
nuk e di
kur mberiti..
ndofta
s'dota mesojme
kurre...

I padukshem,
i pa zhurme,
i heshtur...
vite dhe vite
si trungu i pemes
germoi brenda nesh
folene e tij
deshperimi...

ENTUSIAZEM



U veshem syve nje kthjelltesi.
Naten
me prozhektoret e shpreses e qendisem
dhe me bindje,force e besim u ngarkuam.
E vrame plogeshtine
me heshten e guximit,
me nje varke te vjeter
heshtjen tone dallgeve e debuam..
Shtruam sofren e festes,
me dy bresheri te urojme triunfin
dhe ndezur mbajme qiriun e ndjeshmerise
perbri zemres tone...
Lirikat i lexojme si telegrame
te mbushura liri,miqesi
ndofta dhe paqe
prure nga nje moment
ndricuar entusiazem ,
i imponuar nga fati yne
qe me perkujdesje,
bujari,
ngadhejim,
dinjitet, dhe krenari na jep...

JETA



Ah, si kalon kjo jete!!!
Si uji ftohet qe rreshqet
neper gishta,
pa e shuar kurre etjen...
Si kameleon ne nje peme,
qe s'mundemi ta dallojme dot..
Si poeme lirike
shkruar ne nje gjuhe te vdekur...
Si nje drite ne erresire
qe na verbon para se te shuhet...
Si nje frymemerrje e thelle
qe ndjek psheretimat
bashke me shpirtin...

LUMI


Kur lumi udheton i shkujdesur
jam nje peme ose gur
ne brigjet e tij...
Diellin e kam ne duart e mija...
Kur lumi pershkon pyje dhe livadhe
jam nje zog ose shelg
ne brigjet e tij...
Diellin e kam ne syte e mi...
Kur lumi rrjedh i padukshem
poshte nen toke
jam nje fare e brishte
qe po mbin...
Diellin e kam ne zemren time.

MIRMENGJES TRISHTIM



Trishtim i bukuri trishtim...
Mirmengjez!
Ti hije -vetja ime e dyte neper dite ,neper nete,
qe pergjon tinez kur zgjohem,kur eci e kur fle
me hapa hajdute shkel ne stepat e shpirtit
e fundosesh brenda meje,thelle e me thelle...
pa pyetur , pa u ndiere, si ere melancolie...
per te me ngecur ne fyt buzeqeshjen
per te me rrembyer ate pak gezim
ne sy , ne buze e ne duar, ne fjale.....
Per te hidheruar cajin e mesdites,
per te me lajmeruar fatkeqsine
per te sjelle stuhine ne brigjet e mija ...
Trishtim i bukuri trishtim...
Mirmbrema!
Ti ngjajshmeri e persosur
me te majten e profilit tim
qe jeton brenda meje pergjithmone
si nje virus ,si nje bakter si semundje
e pasherueshme... e perjetshme...
dhe bren dalngadale ekzistencen time.

NOSTALGJIA


Cuditerisht
me kujtohet akoma.
Qendroi aty
aq sa qendron nje re ne qiellin pranveror,
aq sa nevojitet te peshperise nje “addio”.
Statuje memece.
Kundermonjese si arome,
e papercaktuar si pafundesia
me veshtrimin si nate e pasosur...
Perpara nesh shishe te zbrazeta,
qe dergjen ne boshin e tymnajes se kalter
dhe nje tavell cigaresh
ku shkundem nje permbarim te hirte....
(ne paqe le te prehet i qete)
Ora perballe intrigonte me kohen
ndonje fillim te ri melancolik...
Dhe atehere une
ngrita goten dhe pime bashke
ate vozitje te perzjere
me nje heshtje,
me nje dhimbje,
me nje psheretime,
ku u fundos pergjithmone
nje addio,
nje e puthur,
dhe nje lamtumire e fundit...

PAK A SHUME KESHTU...


Jeta si shall
i larme shumengjyresh,
varet ne nje gozhde te ndryshkur
murit monoton te diteve...
Jeta ime,
juaja...
e te palindurve,
e te pafateve..
varur ne akrepin
e oreve fatale
si kaskete e shpuar
e fallxhorit te lodhur...
nga profecite...

PASSION



Ne veshtrimin tend kerkoj driten
ne trupin tend ngrohtesine e diellit.
Ne veshtrimin tim kerkon heshtjen
ne trupin tim prehjen,
harresen,
shpetimin...

PREZENCA JOTE


Prania jote - shqetesim i embel,ngushellues,
zhdukja jote- brenge e vetmise lakuriqe...
Te pres ketu si statuje perjetesisht e braktisur
qe te rijetoj shpresen e nje takimi te ri
Shtrengoj doren tende ne timen qe mos te t' humbas
ty- imazh- fantastik i bronzte qe nuk ekziston...
Pas hijes tende shperndaj deteve
hirin e mbetur nga ai zjarr i shuar
qe na dogji me flaket e passionit
dikur...


PYLLI I ENDRRAVE


Ne pyllin me debore
pemet dimerojne
dhe vargje te blerte shkruajne
pergjate hijes se tyre...
Toka gulcon e pergjumur
nen peshen e bardhe te heshtjes...
Asgje s'pipetin,
asgje s'leviz,
asgje s'vigjelon...
Pejzazhi i fjetur,letragjik,
bashkohet me pafundesine
e horizontit te ftohte
nen ndricimin e yjeve
qe neteve,
pyllin e endrrave
me djallezi prekin ...

VARGU I FUNDIT



I perkulur mbi pusin
e shpirtit tim,
vargje te erresires
dote nxjerr ne drite,
te trembura nga stuhia e papritur
qe plagosi per vdekje
nje muzgun tim te druajtur.

Shume dote thone ato vargje
per ju qe do ti shihni dhe lexoni.
Vetem vargu i fundit,
s'dote thote asgje.
Prandaj,
duke pare me trishtim te meparshmit,
ne vetmi dote qaje.


Παρασκευή 17 Ιουνίου 2011

POETET

Poetet jane si zogjte
s'ujapin rendesi emrave...
Nje hene i shetit yllesive,
nje buzeqeshje i deh,
u jep endrra...
Nje puthje gjakun ua ben te kendoje..

Poetet jane si zogjte .
Shkruajne manifestet e se ardhmes
me fjalet e arta te shpirtit...
Hapin brazda ne vreshtat e blerte te jetes...
Dhe ne zemrat e vajzave
mbjellin endrra dashurish...
kopshte te tere me trendafile...

Παρασκευή 3 Ιουνίου 2011

KTHJELLTESI

Qiell i kthjellet i qeruar
mbi gishtrinj qe rrekeja i mori
neper gjume kaluar...
Ne gjethe-dafinat e blerta
lakuriq leviz dita...
Ne rrekene qe vaket ne diell
si mtafore  e perditshme ,
flet harrabeli
 qe akoma se  kupton
qysh u gjind te jetoje ketu
nje shtegetim te pafundem...
Se si i piu ne heshtje
kaq caste te virgjera mengjezore..
dhe  me feksjen e tij
shqyen me flatra
perjetsine....

NATEN

Nje hene jeshile stermadhe
qe trishton ne preherin e qiellit
asgje me teper...
Nje ze qe meket ne mes te zhurmes
dhe pas pak humbet
asgje me teper...
Nje sinjal ngasherues lamtumire
nga  anija qe  le limanin tim
asgje me teper..
Dhe nje peng i madh
ne qelen e shpirtit tim
asgje me teper....
se kaq!

TROJA

Troja e ngarkuar me mite e  lavdi
prehet midis statujave te perendive antike
dhe nuk lejon te ndryshken
shpatat,heshtat e mburojat...
Therret serisht heronjte
ta rrethojne
ose muret e keshtjellat te mbrojne....
E padukshme prapa hijeve
fshihet Helena tinezisht...
Por sot askush nuk e perfill bukurine e saj...
Ne  beteja te tilla eshte  e pamundur...

KOLONA ANTIKE

Nje kolone antike e mermerte
ne ishullin e lashte
dhe nje delfin i argjente
ne detin e qete...
mundet te takohen diku,
diku nen  rrezet e diellit..
Ashtu si vithjet joshese
te ezmeres  capkene
me bustin  muskuloz
te marinarit bjond
mbi kuverton e nxhte
te mbasdites se gushtit...

JETA

Cudi si rrjedh kjo jete
si uje i ftohet qe rreshqet
neper gishta
pa arritur ta shuash etjen.
Si kameleon mbi nje peme
qe s'mundemi ta dallojme dot..
si nje vjershe lirike
e shkruar ne gjuhe te vdekur...
si nje drite ne errsire
qe na verbon dhe fiket..
Si nje regetime e thelle
qe ngjitet me shpirtin drejt qiellit..