ku perroi gurgullon
neper gure gjethe t'thata
harabelat po kendojneI degjoj dhe une tinez
mall'i larget me pushton
per te brishtat ligjerime
si dikur mes kallamishtesh
vashen time duke pritur
qe ne krahe ta perqafoja
I mban mend ti ato udhe
kur te dy enderronim
ne -poete me frymezime
neper netet plot shkelqime
dhe ne qiellin e zi-pus
yj'te bardhe vezullonin
Kur ti puthja pa pushuar
syte moj me dashuri
koken ngrije dalngadale
ashtu si statuj e lashte
dhe per shpirtin e trazuar
drite e paqe ishe ti
Ah,degjo se c'thone zogjte
kur shtegtojne ne fund te vjeshtes
fjale te embla lamtumire
porsi ti mes ledhatimesh
kur me thoshje me afsh plot
"-ty te dua sa kjo jete.."
Zogjte ikin me potere
shiu,dimri vijne ne prag
me trishtim po bien fletet
cdo gje vesh trishtimi,brenga
ndaj rri heshtur krejt pashprese
tek ky shtegu vetmitar...

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου