Τετάρτη 23 Μαρτίου 2011

PERKUSHTIM

Ti dote vish sonte preseri
Pa cka se mbreme me je zemeruar
Netet jane te ftohta me ere e shi
Dhe une per ty tani mendoj i permalluar.

Cuditem si ndodh neteve keshtu me ne
duhemi dhe larg njeri-tjetrit qendrojme
Si statujat e lashta nen driten e henes
Qe heshtja shekullore si le te belbezojne

Syte e tu te kalter me veshtrojne me zjarr
Dhe thjesht e kuptoj ato thone "-te dua"
Si shkelqimi i kthjellet i yllit polar
Mijra vezullime ato hedhin mbi mua.

Po, dhe une te dua heshtur zemra ime
Ne mes perqafimesh te kam enderruar
Dhe kur fushes feksin te bardhat agime
Ty me dhjetra vargje ti kam perkushtuar.

Por ti dote vish sonte perseri
Ashtu sic vjen pranvera ,veshur me blerime
Dhe une dote pres te te shtrengoj ne gji
Ty o moj sykaltra ime!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου