Trishtim i bukuri trishtim...
Mirmengjez!
Ti hije -vetja ime e dyte neper dite ,neper nete,
qe pergjon tinez kur zgjohem,kur eci e kur fle
me hapa hajdute shkel ne stepat e shpirtit
e fundosesh brenda meje,thelle e me thelle...
pa pyetur , pa u ndiere, si ere melancolie...
per te me ngecur ne fyt buzeqeshjen
per te me rrembyer ate pak gezim
ne sy , ne buze e ne duar, ne fjale.....
Per te hidheruar cajin e mesdites,
per te me lajmeruar fatkeqsine
per te sjelle stuhine ne brigjet e mija ...
Trishtim i bukuri trishtim...
Mirmbrema!
Ti ngjajshmeri e persosur
me te majten e profilit tim
qe jeton brenda meje pergjithmone
si nje virus ,si nje bakter si semundje
e pasherueshme... e perjetshme...
dhe bren dalngadale ekzistencen time.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου