Nje kor zerash-jehone fluturojne drejt diellit
nje duzine zogjsh me sqepa germojne driten,
flatrat e ererave grisin me mani kaltersite
dhe lakuriqsia jote -arome e njelmet deti.
Puthje te purpurta ne vithjet e horizontit
puthje plot afsh kurmit tend te virgjer,
dhe nje varke e cveshur paturpsisht valeve
ne castin kur gjinjte e tu te kolme me ftojne.
Rrekete e loteve eren mbushin me psheretima
perroi i zerit tend shushurin tek yjet e dremitura,
rretinat e heshtura te nates perkundin
zgjimin e kthjellet te syve te tu te shkruar.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου