Παρασκευή 12 Οκτωβρίου 2012

Ti si Vjeshte

Bien...ca gjethe ,ca pika shiu
Vjeshten e qendisen ne fustanin tend
Flerton shtatori me gjinjte e pjekur
Era bashke me floket te mori dhe mendte...

Te kuqin e vjeshtes e ndeze ne buze
Vetetijne syte e tu si vjeshta e trete
Vjeshte lakuriqe qe digjesh ngadale
Nga zgavra resh pergjon nje hene e fshehte...

Buzeqesh dhe vjeshte pulson ne zemren tende
A thua ne vjeshte paske lindur keshtu?!
Flokverdhe e hijshme ,nazike ,trupselvi
Me gjoksin dhe puthjet si vjeshte gjithashtu...

Ti hije e kalter rreshqet  neper muzg
Si vals gjethnaje ne vjeshte-melancoli
I jepesh me afsh ne perqafim tetorit
Takim i nje te shtune nentori me shi...

Bien ca gjethe ,ca pika shiu
Netet te veshen ty me petkun vjeshtor
Fryn ere e tetorit ,shtyn rete e shtatorit
Ne e avlli'te nentorit qe te bjen'debore...

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου