Κυριακή 27 Ιανουαρίου 2013

Ferragosto






Nje kitare serenata luan me valet sonte Ferragosto
Ndersa nata le prapa nje curril tingujsh me refren”-amore mio...”
Dhe Rimini i lodhur ne nanurisje valesh
peshperit ngadale ;-”Buonasera Gabi!”
Ndersa ti me nje pulbardhe
bredh ne thellesite e horizontit...
E lehte -vorbull pupulash
si mirazh i ndritshem qe shqyen heshtjen
dhe u hipen kodrinave te valeve me yje
per te zbritur ne castet e mija...
Ketu ne mes peshperimave dashurore
ku jetove per here te pare
kenaqsine e dhimbshme te botes tende te virgjer..
Dhe tani me puth e exituar...
Me puth e peshperit,me flet per jeten, ,me flet per endrrat,
me flet per detin qe valezon dashuri...
Per zagushine e lagesht te gushtit ne Miramare....
Me lyp nje te puthur qe te me thuash;
Ti amo....ti voglio...tesoro...per sempre!!!”
Akoma edhe nje perkedhelje qe te me kendosh
Seranata amica della luna...”
Je Ti pra, qe me gishtrinj e puthje i mbrekullon netet e mija
duke u vene henen, detin dhe nje Mambo italiane .
Je ti pra qe e harron bregut te ceket dashurine...
zgripeve te gurta te shpreses...
Ti qe qe harron brenda mengjezeve flaket e passioneve
ndersa u jep rinine e bukurise tende..
Ti qe kur nderron fytyren dita,
gjendesh papritur bjonde e hijshme- lakuriq
me vithje te nxira mrekullisht nga dielli ...
Ti qe humbet neteve bregut te qete
dhe rikthehesh mengjezeve
me lindjen e diellit ne buze
dhe nje margherite drite ne gjinj..
Rikthehesh me floket e sapunisura mengjez rinor,
me moshen e kalter te detit ne sy..
me enderrat e purpurta qe kundermojne
ere ndjenjash ,passion dhe epsh femeror
me ato duar te guximshme , te shkatheta
ku perkedhelet, torturohet dhe ndizet
gjaku , dashuria dhe libido...
Keshtu te shoh sonte nen driten e henes ferragosto
te degjosh rrahjen e zemres,
te lozesh neper gishta yjet
dhe syrin ti shkelesh gjith' naze beharit...
Eja pra Ti te jetojme e ti shijojme qe nga fillimi
ngjyrat e festes atje ne Ricone...
Ti marrim dhuratat joshese nates se ndricme
shurdhuar nga britmat e ritmi frenetik i muzikes..tek “Ecu”
Eja pra te shtrojme driten, te fleme ne naten e kalter
tek “Fontana dei quattro kavalli marini”...
Ti si statuje dhe une si hija qe zgjatet e zgjatet...
Ti si nje yll dhe une si erresira qe noton
ne vale ku luan e qesh zemra ime.
Eja pra Ti e bukur me henen e verdhe
ne floket bjonde te shprishur gjith' nur...
Ti kurm epshor i lodhur orgjive te nates
qe prehesh qetesisht mbi gjoksin tim e pejetshme....
Gabi di Rimini mare!
Amante di ferragosto!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου