Πέμπτη 19 Μαΐου 2011

MOTIV

Qilimat e vjeshtes
kane gjithmone te njejtin punim
pothuaj te njejten qendisje
dhe  afersisht te shkaktojne
te njejten ndjenje...

Gjethe te kuqe,te verdha,te brishta...
aty-ketu te shperndara rastesisht
ne nje qosh te rruges grumbulluar...

Por ky qilimi i Milanos
qe sot po shkel i vetmuar,
sec ka nje tjeter motiv,
nje tjeter hijeshi sikur kane
gjethet e rena...
  
Qe  mi kane marre mendte
dhe nuk e di perse
me e embel,
me erotike,
me romantike,
me eshte  vjeshta
e huaj....

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου