Πέμπτη 19 Μαΐου 2011

MENGJEZI YT

E dashur!
Deboji endrrat e zymta
nga syte e nates..
E shikon?!
Po gdhin ne skutat e mendjes tende...
Shkunde polemin e henes se perlotur
nga rruget e tua...
E ndjen?!
Po gdhin mbi qerpiket e syve te tu...
Flake trishtimin e kripur
nga floket e tu...
E degjon?!
Po gdhin ne brigjet e heshtjes tende...
Davarite merzine
nga supet e tua.
E kupton?!
Po gdhin ne gjakun e kalter
qe te cmpin damaret..
Ndale rrekene e loteve
qe potisin brengen e shpirtit tend...
E beson?!
Po gdhin shtegut te buzeve te tua...
me nje te puthur....
........Dashuria!!!!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου