si muzike e vjeter druresh
tek kopeshti i nenes ku prehet feminia ime e brishte
Gjethet perkedhelin
syte e pergjumur te kujtimeve
dhe hapat e henes
shkelin mbi tisin e kalter te mjergulles...
Nje shtellunge reje rrezohet supit tim
si varg dashurie i nje kenge cigane...
dhe se largu telat e gjate te shiut
melodi henore dritherojne ne muzg...
Diku nga nje koder malli zbret Ti
shtegut te vjeter neper ere
per tu ulur mbi trishtimin e stolit te vjeter
me krahet e mbushura yje e vetmi
kerkon symbyllur perqafimin tim
e brishte,pa fjale,pa frymemarrje
ne gjuhen e heshtjes vjeshtore
ngjyrosur nga ylbere shirash antike...
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου