Ty ti dhuroj te gjitha shpirti im
Merri ti kam falur…
Nje dite me diell ne ‘’gri’- ne e jetes sime
Eshte jotja ta marresh
Nje kenge zogu mbi ‘’strehezen’’ time
Jotja eshte ta kam falur…
Edhe valen e kalter me kordhelen e bardhe te shkumes
Ty ta dergoj qe te te perkedhele..
Ketrushat e shkathet dhe kotelen larushe
Ty ti dergoj qe te lodrosh…
Perqafimin, buzeqeshjen, e puthjen e se dashures
Ty ti dergoj me permallim i dashur
Edhe omeleten e mengjezit,
Cajin e mesdites,
Dhe mollen e mbremjes
Ty ti dhuroj i shtrenjti im….
Gjumin e embel dhe zgjimin e kthjellet,
Kenaqesine e prehjes dhe rrahjen e zemres
Ty ti dedikoj i shtrenjti im
Vitet e mija shtojua viteve te tua
Dhe dicka nga vetvehtja me lere
Qe llaven e zhurritur te mallit ta shuaj...

Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου