Δευτέρα 6 Σεπτεμβρίου 2010

VETMI..

Fustanin e verdhe gjethepraharuar
i veshi vjeshta vetmise sime
Dhe rrugeve te mjergullta
heshtja  mbeshtolli druret,neper nete
Pertej dritares rete cvirgjerohen
ne shtratin epshor te qiellit
dhe shi merzije rigojne strehzave...
 Pasqyra ovale e dhomes 
pergjon hijen e mekur te profilit tim
tek perqafohet me silueten  flokverdhe  te vetmise
ne preherin e henes  vjeshtake 
 te shuar nga  shiu pikellues i harrimit...

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου