Τετάρτη 29 Δεκεμβρίου 2010

JU UROJ..

Sonte nuk e di ku mbarojne lotet dhe fillojne kenget
As ku urrejtja ja le vendin dashurise
Nuk e di ku paqja pushton zemra dhe qytete te lumtur
As ku malli piqet me brigjet e atdheut tim..
Nuk e di por sot megjithmend e kam humbur
Rrathet e oreve i shtyj me ngasjen e padurimit
drejt fundit te pakuptimte ..
dhe nga syprina e shpirtit “rreshqet “deshura,ankthi e urimi:
-”E nesermja me e lumtur per te gjithe!”
Sheshet e qiejve te mbushen me zhurma zogjsh dhe endrra femijesh...”
Sepse sot kembehen vitet dhe une nuk di c'tju them!
Sinqerisht nuk di!
Vec fjales se shenjte
”Gezuar!”

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου