Παρασκευή 31 Δεκεμβρίου 2010

LETER

Me ne fund postieri hapave,
duke neperkembur shpresen time,
me solli sot nje zarf me heshtjen tende.
Zarf i bardhe,si mermer...
hermetikisht i mbyllur..
Emri im i shkruar ne qosh me te medhaja
Adresa ime nje rruge qe nuk ekziston
me numur"X"supersticioz
qe postieri e gjeti duke pare  dritareve
profilin tim te "fosilizuar"nga pritja.....
Do ta hap me kureshtjen qe me mundon
per te ngritur ne melankoline time
te pashkruarat e tua memece...
Dhe neser dote pergjigjem
duke te derguar fotografine time
"stolisur"me lotet e mallit
dhe "medalionin"e merzise
"skalitur"gjoksit
qe  ruan brenda -koleksion
 Heshtjen tende.....

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου