Τετάρτη 29 Δεκεμβρίου 2010

TINGUJT E SHIUT NE MESNATE..
Diku ne mesnate
nen drejtpeshimin e vetmise dhe absurdes,
filloi dhe shiu ta trese errsiren
me ate tingullin monoton: tik... tik... tik...
Tingull i zvarre, meditues, i matur
tingull i zakonshem, prej shiu te zakonshem …
Vetem se absurdia, ndryshe me pat mesuar
se si ti “shkruaj e “lexoj” tingujt
Dhe gjith naten rri te degjoj e lexoj shiun:
t-ja perbri i-se, k-ja prane i-se,
germe per germe
si yllesi te kristalta qe perplasen
dhe murmurijne nje “Ti”...”Ti”...”Ti”...
cdo pike dhe nje “Ti”
gjithe naten
i njejti tingull kryenec
tingull i pagjume,
deshire e pagjume”-Ti”
nga qerthulli i shiut handikap
qe te fshehten kerkon te “rrefeje”
por belbezon vetem “Ti”... ”Ti”... ”Ti”...
si nostalgji njerrokshe, njefjalshe
nje here si kujtim,
nje here si brenge
dhe te dyja bashke si fatalizem
nga stine e lagesht shpirtrash pagane...
shume shi per nje mungese
shume pagjumesi per nje fjale...
 Sa me mundoi sonte ky shi !!
Me  ate ritmin monoton,
vetem “Ti”,”Ti”,”Ti”....
Sikur te gjitha e tjerat te ishin
te pa rendesishme dhe vetem
“Ti”....... ”Ti”........ ”Ti”................

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου