Baba!Si tu shtuan thinjat
nga hallet e medha
shtigjeve te jetes
ku rruga te ra
te brente shqetsimi
asnjehere s'tu nda..
Dikur majemaleve
te nisen femije
jetim ,te vetmuar
me nje tufe bageti
Rrugetoje pa fund
me krraben ne dore
livadheve te blerta
a lugines me debore
U ftove stuhive
u ngrohe ne zjarre
ngushellim te mbet' ne gji
vec cyla dyjare
Ah sa mire e qaje
ate te bekuar
kur dhente vene ne shtrunge
a per uje ne krua
Pa mblidheshin rreth teje
gjithe zogjte e malit
dhent' heshtur degjonin
si te prekura prej mallit
Keshtu i ngrysje netet
ne pllaje a ne pyll
shpirti yt kendonte
me magjiken cyle..
Rrodhi kjo kenge viteve
e shtruar si lume
jehonen e saj
sot degjoj dhe une
E degjoj permallshem
dhe veshtroj nga ty
shoh thinjat qe t'japin
kaq fisnikeri
Shoh ballin e rrudhur
mbushur plot kujtime
per vitet qe mbeten
neper ligjerime
Se neteve te kthjellta
kur malet veshtron
humbet ne mendime
nje mall te mundon
Eshte malli i larget
per tufen,per stanin
per cylen dyjare
qe sillte beharin
Behari qe vinte
mbushur trendeline
dhe aroma e malit
ta gyfonte gjine
Sec te ndiqte nga pas
shelegia manare
shtigjeve ti bridhje
ne njeqind behare
Dhe shtigjeve mbeten
plot kenge,melodi
si gjurme feminije
qe rrefejne per ty
Ndaj mos u trishto
per ditet qe vijne
se vitet qe shkuan
ne kujtime rrine
Here-here ato zgjohen
dhe ta shtojne malle
atehere neper muzgje
ti rend,rend mbi kale...
Keshtu plakesh ngadale
ti i miri baba
dhe thinjat te shtohen
nga hallet e medha
Ndaj kur shikoj henen
qe ndrin permbi stan
ne fletore shkruaj
vargje per cobane
Se i madh eshte malli
si deti fund s'ka
ndaj thinjat fisnike
te zbardhen BABA!
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου