Δευτέρα 16 Αυγούστου 2010

KENGE RRUGEVE

Mos me pyesni per valet ndonjehere
As per qiej e ngjyra trendafilash
Me nje vajze u putha rrugeve shpesh
Tutje neper muzg  e vjeshte shirash


Era leht e lehte perkundte  ujrat
 Gjethe druresh  shkundete pa merak
_"Do te vish ti ne  takim  me mua
Apo ke ne shpirt  tjeter hall?!"


Syte e tu si kreshte e kalter deti
Cuditrisht ne ta un' paqen humb
Shpirt ne qosh te  tokes pse nuk vemi
Te jetojme larg botes  ti dhe une


Jo s'kerkoj qe netet si asketi
ti kaloj me yjet ne vetmi
Atje larg ku humbin zera njerzish 
Dote pres te vije blerimi i ri


Dhe kur zogjte te heshtin ne kodrina
Kur shtegetmi i diellit  te mbaroje
Dote pres qe ti me plot dredhira
Zemren te ma mbushesh vashe moj.

Qiejt digjen zjarreve henοre 
S'jam  i mefshet dhe poet aspak
Me ne krahet e tu s'dote pushoj
nga ia pesion i shkrire ne gjak


Vitet si kaluan kaq shpejte
ndofta dote them une si dikur
_"Syte e tu si kreshte  e kalter deti 
cuditrisht ne ta un' paqen humb.."

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου