Παρασκευή 13 Αυγούστου 2010

E DINI ZOTERI

E dini zoteri?!
Ne ecjen tuaj  shoh
silueten e arrogantit  mendjemadh..
Ne veshtrimin tuaj
ligesine kercenonjese si kthetrat e maces..
Ne buzeqeshjen tuaj
ironine shpotitese prej satanai
Ne duart tuaja
ngushtesine e kopracit dhe etjen e batakciut
Ne rrobat tuaja
sqimen e ftohte te murgut
Ne zerin tuaj
kohen e vranet qe paralajmeron shiun
Ne fjalet tuaja
pasqyren ovale te nje shpirti bosh..
Ne dhomen tuaj
mirazhin e acarte te dimrit
Ne personin tuaj
makth e ligesi..
Kete e dini zoteri?!

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου