Syte e tu te qeshurne freskine e lagesht
te mengjezit te bardhe
sunduar nga heshtja sublime..
dhe veshtrimi im akoma i turbullt
nga mbeturinat e endrres se keqe..
kerkon te kaltren qetesonjese te syve te tu..
Ti shfaqesh se fundi
mbi kurben e gjelber te nje lendine
me kuqelimim e diellit ne buze..
najade,trasparente si vegim..
Atehere une turrem drejt teje
me urine dhe etjen e endacakut
per te te prekur,
per te te puthur..
deri sa te arrij nen hobene e nje katarakti
praharuar nga mjergulla e argjente...
Ne cast fundosem vorbulles
dehese te perqafimit tend...
Dhe atehere.....
Oh c' puthje te arta nga dielli lare
sa endrra,perqafime,veshtrime
ne mengjezin dashuror
te syve te tu te qeshur...
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου