Δευτέρα 16 Αυγούστου 2010

NATEN E MIRE

Naten  e mire e dashur!
fanitje mundonjese e pa gjume 
deri ne mengjes..
Neser s'dote jem  
ne zgjimin tend lakuriq
ndricuar nga puthjet e brillta te veses.
As ti s'do shkrihesh syve te mi  
si perlotje  ngazellenjese 
me shijen e njelmette  kurmit..
I zgjuar pergjysem si hije pikellimi 
ne heshtje dote nisem..
Jashte me presin rruget
te ndera neper kodra  harrimi 
drejt brigjeve te kaltra
te endrrave qe mbeten peng...
Brigje vetmie
te smeralda pa ty
midis humneres se ftohte te ndarjes
nen  petkun e murme te  merzise...
Naten e mire e dashur!
Vegim i larget netesh te arta
si deshire e zjarrte
e nje dashurie te pa mundur
pertej kufijve te vehtes
 ne nje fund det'-zymtesie
te ndricuar nga honet e mallit...
sepse  qysh atehere
askush nuk i shkel 
sinoret e vetmis'sime
te lagur nga lotet 
e ndarjes sone
dikur....
 



















Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου