Pse i veshtron yjet ne qiellin e zbrazetkur me naten nen pemet mbetesh fillikat
mos valle syve te tu zgjojne mallin e larget
ne dy pika lote qe lagen dhimbshem kete nate
E di qe mbremja s'eshte per ty e qete
dhe rruga e heshtur te duket me e gjate
kur muzgu hedh vese mbi barin e blerte
ti shtegeton dhimbshem kujtimit te larget
E mban mend te thirra"eja jam i lire"
"vajza si ty ne stacione dashurie i pres.."
Si pulbardhe krah hapur qe endet ne hapsire
ashtu je dhe ti ndaj te pershendes
Tek kopeshti i nenes kane cele trendafilet
a nuk shkojme te puthemi tek stoli fshehte
ku kendojne zogjte nen henen e arte
aty te dashurohemi tek skuta e qete
E degjon melodine vjeshtore te mbremjes
une emrin tend kam shkruar me dhjetra trendafile
"e dashur " kjo thirrje "leviz" shpirtin tim
pa cka se eshte per ty e fundit"lamtumire!"
Kjo stine dote kthehet me blerimin lendinave
ndofta atehere ti nen yjet dote endesh diku
edhe pse i larget s dote'humb kujtimi yt
kur hena te ndrije neteve mbi floket e tu..
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου