Δευτέρα 16 Αυγούστου 2010

ENDERROJME...

(perkushtim nga A.B..)
Te hipur ne kete koder
poshte nesh eshte deti...
valet sjellin aromen
 e shqetesimin njeheresh


Te vjeteve qe iken
te atyre qe vijne
ku zogjte klithen
 ku dielli do ndrije..


Perposh nesh eshte deti
c'thote ashtu ai valle
per endrrat e tretura 
romantiken e ardhme?!

Per vajzat qe i  deshem
dhe ato qe na duan
kenge te perjetshme 
ne shpirt lulezuan

Pas tyre s'u dhame 
me endje pa fund
ndaj vrapojne ditet
e netet pa gjume

Se kish rruga jone
poete,meditime
alarme heronj
qiell vetetimash   


Mes zhegut e diellit
shume e gjate kjo rruge
hera-heres na stepi
por s'u dheme kurre

Mes brymes acarit
 mbijetuam ne
me plage torturonjese
ne ditet me terr..

O vite qe ikni 
si na late keshtu?
Te jetes femije 
dhe burra ca me shume...

Jo zemra se rrahuri 
asnje cast s'dote hesht
per kohen shqetsimet
dhe stinet me diell


Per te afermit tane 
atdheun ca me shume
horizontet e kaltra 
ndaj ndrijne ketu


Tek kjo koder prane detit
te menduar qendrojme 
per boten,njerzit
qeshim enderrojme...


(Gjithmone te falenderoj per kete dhurate A.B)
 

 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου